
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dënuar sulmin e HAMAS kundër Izraelit, që u shënua mëngjesin e kësaj të shtune. Kreu i qeverisë shqiptare deklaron se Tirana e dënon me forcë këtë sulm.
“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Rama.
Sulmin e HAMAS ndaj Izraelit e ka dënuar edhe presidenti i vendit, Bajram Begaj. Begaj shkruan në rrjetin social X se Shqipëria qëndron përkrah Izraelit, në këto momente të vështira.
I strongly condemn the attacks on Israel by Hamas.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) October 7, 2023
In these moments, we stand with #Israel.
Our thoughts are with the victims and their families.
Albania stands firm against any form of terrorism.
Për sulmin e HAMAS ndaj Izraelit reaguan edhe ish-kryeministri Sali Berisha, Lulzim Basha, si dhe kreu i PL Ilir Meta.
Në lidhje me sulmin e Hamas ndaj Izraelit, kanë reaguar dhe shumë organizata dhe shtete të globit. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen shkroi se dënon sulmin e HAMAS ndaj Izraelit.
Presidenti francez Emanuel Macron ka dënuar gjithashtu sulmin, sikundër Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia etj./Zëri.ai/