Politikë

Rama sulmon Kurtin: E ka dobësuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Kryeministri shqiptar foli për mosdakordësi me Kurtin sa i takon çështjes kombëtare, ndërkohë që vlerësoi marrëdhënien e tyre në aspektin personal.

E.K
Rama sulmon Kurtin: E ka dobësuar pozitën e Kosovës në
Edi Rama dhe Albin Kurti

TIRANË- Gjatë fjalës së tij të gjatë në Kuvend për Kosovën, kryeministri Edi Rama sulmoi vazhdimisht homologun e tij Albin Kurti, për të cilin tha se ka dobësuar pozitat e shtetit që përfaqëson në të gjithë arenën ndërkombëtare. Rama foli për përdorim të Kurtit dhe politikës në Kosovë të vrasjes së efektivit Bunjaku, për të përfituar mbështetje elektorale. Kryeministri shqiptar foli për mosdakordësi me Kurtin sa i takon çështjes kombëtare, ndërkohë që vlerësoi marrëdhënien e tyre në aspektin personal.

“Ka video të porositura për të diskretituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, dhe madje dhe për sekretarin amerikan të shtetit. Unë Albin Kurtin e kam mik më shumë se me Ramush Haradinajn, me të cilin jam gjendur në një konflikt personal. Në nivelin personal e kam për kënaqësi që të bisedoj me Albin Kurtin, por kam divergjenca se si mund të arrihet te qëllimi kombëtar.

Shpreh neverinë time më të madhe për një video propagandistike, ku Ramushi shfaqej dukej trokitur gotat me përfaqësuesit e listës serbe. Ramush Haradinaj si çdo komandat tjetër që ka parë gjakun në sytë e shokëve të tij, dhe ka varrosur vëllezër, nuk ka si ta ketë problem fare që të trokasë gotat me deputetët serbë, në prani të medias. Është e neveritshme që të sulmohet për diçka të tillë, duke u futur në rreth si tradhëtar i kombit, kush nuk ka mizë nën kësulë, bën luftën kur është për të bërë luftën, dhe bën paqen kur është për të bërë paqen. Turpi i mbuloftë ata që harrojnë luftën që ka bërë Ramushi dhe shokët e tij”, tha Rama.

Kreu i qeverise tha se në veri të Kosovës lulëzon trafiku dhe shpjegon se pse e quajti tokën e askujt në intervistën për Financial Times.

"S’kam shpresë se këta do të ma lehtësojnë akuzën për tradhtuar përderisa edhe një lapsus i Financial Times, e cila në zbardhjen e intervistës sime të dhënë në telefon, kishte harruar sikur ia kishte shtyrë dorën djalli fjalën veri përpara fjalës Kosovë, gjë që u korrigjua dhe u kërkua ndjesë.

E karakterizova veriun e Kosovës me shprehjen angelze, pse nuk qenka “no man’s land”, kur aty lulëzojnë aktivitete të paligjshme kriminale, kur s’ka asnjë kontroll dhe mundësi të parashikosh çfarë vjen nesër. Çfarë ishte Lazarati, “no man’s land”, shumë e thjeshtë. U nxora nga konteksti, u shfrytëzua me epsh nga të gjithë shtazexhinjtë dogmatikë”, tha Rama. /Zëri.ai

Poll

MOS HUMB