
TIRANË- Ka nisur me debate seanca e sotme në Kuvend, me Ervin Salianjin që ka ndërprerë interpelancën e thirrur nga deputeti Kreshnik Çollaku me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit ka pritur që Salianji të linte foltoren, në mënyrë që të merrte fjalën e tij.
Salianji kërkoi fjalën për procedurë, por u kundërshtua nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila tha se një gjë e tillë nuk mund të kërkohej në mes të interpelancës.
“I kam dhënë fjalën zotit kryeministër. Jemi brenda interpelancës. Jemi brenda rregullores, nuk mund të ndërhysh në mes të interpelancës, nuk mund të marrësh peng Kuvendin”, tha Nikolla.
Kjo e la kryeministrin Edi Rama në këmbë pas ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu duke debatuar me deputetin demokrat që të lironte foltoren.
Pas pak minutave replika, Salianji e liroi foltoren dhe kryeministri nisi fjalën e tij për draft-rezolutën për Kosovën.
Në nisje të fjalës së tij mbi situatën në Kosovë, Rama tha se opozita në Shqipëri është duke përdorur propagandën me rezoluta, për konsumin e politikës së brendshme. Rama e konsideroi një ‘bombë’ vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërkohë që grupin që sulmoi efekivët i quajti terrorist./Zëri.ai