Politikë

Rama & Meloni nënshkruan marrëveshjen për emigrantët/ BE: S'i dimë ende detajet

Një zëdhënëse e Komisiont Europian ka deklaruar se BE është në dijeni të marrëveshjes operacionale ndërmjet autoriteteve italiane dhe shqiptare në fushën e menaxhimit të flukseve migratore por nuk kanë ende një informacion të detajuar për pikat e saj.

Zeri
Rama & Meloni nënshkruan marrëveshjen për emigrantët/
Edi Rama dhe Georgia Meloni

ITALI- Bashkimi Europian ka reaguar këtë të hënë pas nënshkrimit të marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë. Një zëdhënëse e Komisiont Europian ka deklaruar se BE është në dijeni të marrëveshjes operacionale ndërmjet autoriteteve italiane dhe shqiptare në fushën e menaxhimit të flukseve migratore por nuk kanë ende një informacion të detajuar për pikat e saj.

"Ne jemi informuar për këtë marrëveshje, por nuk kemi marrë ende informacion të detajuar. Është e rëndësishme që çdo marrëveshje e tillë të respektojë plotësisht të drejtën e BE-së dhe ndërkombëtar”, tha ajo.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama në një intervistë për Bruno Vespën tha se menaxhimi i dy kampeve të emigrantëve në Shqipëri do të jetë italian dhe sipas kritereve të BE-së.

“Po, menaxhimi do të jetë italian, ka një protokoll shumë të saktë, është një qendër pritjeje, një vend për të kryer kontrolle dhe regjistrime, gjithçka bëhet sipas kritereve shumë të sakta të BE-së”, tha Rama.

 “Kjo marrëveshje, nënvizoi ai, vjen thjesht nga mirënjohja që ekziston gjithmonë tek unë, tek të gjithë shqiptarët, ndaj Italisë, kur Italia kërkon të japë një dorë, ne jemi gati ta japim”, shtoi Rama.

Ndërkohë opozita italiane kritikuar marrëveshjen, pasi sipas tyre është e paqartë.

"Ata po krijojnë një lloj Guantanamo italiane, jashtë çdo standardi ndërkombëtar, jashtë BE-së pa mundësinë e monitorimit të statusit të paraburgimit të njerëzve të mbyllur në këto qendra," tha Riccardo Magi, presidenti i partisë së majtë

“Italia nuk mund të transportojë njerëz të shpëtuar në det në një vend jashtë BE-së sikur të ishin pako apo mallra”, shtoi ai.

Në bazë të marrëveshjes vendi ynë do të mirëpresë 3 mijë emigrantë në kampin që pritet të ndërtohet në Gjadër të Lezhës, ndërsda pika e pritjes do të jetë porti i Shëngjinit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB