Politikë

Rama me shqiptarët në New York:Kemi nisur krijimin e regjistrit Kombëtar të Diasporës

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se lidhja mes Shqipërisë dhe diasporës ka hyrë në një fazë të re duke e cilësuar atë si një marrëdhënie partneriteti që shtrihet në ekonomi, investime dhe rikthimin e shqiptarëve në vendlindje.

M.K.
Rama me shqiptarët në New York:Kemi nisur krijimin e regjistrit
kryeministri i vendit edi rama

SHBA- Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar një takim me  shqiptar në Staten Island të New York-ut ku ka folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe diasporës dhe për nismat e reja në mbështetje të shqiptarëve jashtë vendit.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se lidhja mes Shqipërisë dhe diasporës ka hyrë në një fazë të re duke e cilësuar atë si një marrëdhënie partneriteti që shtrihet në ekonomi, investime dhe rikthimin e shqiptarëve në vendlindje.

“Nuk jemi më në atë fazën ku diaspora jepte dhe Shqipëria merrte, por jemi në atë fazë ku diaspora është një lidhje më e fortë dhe në partneritet”, u shpreh Rama.

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se ka nisur puna për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Diasporës, i cili, sipas tij, do të përfshijë shqiptarët që dëshirojnë të investojnë në Shqipëri.

“Kemi nisur të krijojmë regjistrin kombëtar të diasporës, për të gjithë ata që kërkojnë të investojnë sado pak, apo shumë në Shqipëri”, deklaroi ai.

Rama iu referua edhe zhvillimeve të dekadës së fundi duke përmendur krijimin e urave të reja të bashkëpunimit në fushën e investimeve, ekonomisë dhe rikthimit të shqiptarëve në vendlindje. Ai përmendi gjithashtu Strategjinë e Diasporës 2030, e cila përfshin qeverisjen, ekonominë, inovacionin, gjuhën dhe kulturën.

Sipas kryeministrit, një pjesë e rëndësishme e kësaj marrëdhënieje vijon të mbetet edhe kontributi financiar i diasporës për familjet në Shqipëri.

Edi Rama: Pavarësisht se jemi në Amerikë, ky është një territor jo zyrtarisht i pushtuar nga Shqiptarët. Jemi këtu për të ndarë disa gjëra që kanë ndodhur këto vite. Në vitin 2015, unë isha këtu në një darkë shqiptarët i ftuar bashkë me Hashim Thaçin dhe në atë darkë u diktua ideja e samitit të diasporës, që u bë në Tiranë.

10 vjet prej atij samiti, kanë ndodhur plot gjëra pozitive. Lidhje me diasporën, është kthyer një lidhje ku shumëçka tjetër ndodh dhe janë ngritur ura mbi të cilat kalojnë interesa, investime dhe shumë rikthim shqiptarët në tokën mëmë, qoftë për të bashkëfinancuar me miq e të afërm për projekte të ndryshme, qoftë edhe për të qëndruar në Shqipëri. 90% e familjeve shqiptare kanë përfituar të paktën një herë nga dërgesat financiare të diasporës. Ky është një nder i madh që do e mbulojë me lavdi diasporën shqiptare.

Nuk jemi më në atë fazën ku diaspora jepte dhe Shqipëria merrte, por jemi në atë fazë ku diaspora është një lidhje më e fortë dhe në partneritet. Sot kemi organe të një trupi krejt të ri për diasporën. Nga samitet shqiptare dolëm në strategjinë e diasporës 2030, e cila ka qeverisjen, ekonominë dhe inovacionin, si dhe gjuhën e kulturën për diasporën. Kemi nisur të krijojmë regjistrin kombëtar të diasporës, për të gjithë ata që kërkojnë të investojnë sado pak, apo shumë në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB