Politikë

Rama mbërrin në Kuvend një orë para nisjes së seancës, Berisha: Do ikë si Kim Jong Un

Rama ka mbërritur në Kuvend nën masa të shtuara sigurie, ndërkohë që Berisha e ka krahasuar atë me Kim Jong Un, dikatorin e Koresë së Veriut

E.K
Rama mbërrin në Kuvend një orë para nisjes së
Rama duke mberritur ne Kuvend

TIRANË- PD dhe PS janë gati për të zbatuar skenaret që kanë parashikuar për seancën e sotme në Kuvend, ku deputetët janë parë që ti drejtohen sallës së parlamentit rreth një orë para orarit zyrtar.

Zëri.ai ka siguruar dhe një video nga mbërritja e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, për herë të parë pas më shumë se një muaji, që kur opozita ka nisur aksionin për bllokimin e seancave.

Gjatë kohës së Rama ishte duke mbërritur me një eskortë sigurie në Kuvend, Berisha duke folur për gazetarët është shprehur: Njësoj siç erdhi edhe do ikë, si Kim Jong Un!

Gjatë ditës së sotme në axhendën e seancës plenare të Kuvendit, që nis në orën 10:00 parashikohet diskutimi dhe votimi në parim i projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Një seancë që do të ishte maratonë, në rast se opozita nuk ia del me skenarin e saj për bllokimin e foltores së Kuvendit. Prej disa ditësh opozita ka paralajmëruar se do të shkaktojë kaos në sallë, pavarësisht masave të shtuara që sipas tyre do të ndërmerren nga Garda e Republikës.

Ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ai që publikoi gjatë ditës së shtunë një foto, ku sipas tij punonjësit e Gardës po merrnin udhëzime për të bllokuar deputetët e opozitës. Fotoja u përgënjeshtrua në disa media, nga Kuvendi, edhe pse jo zyrtarisht, ku u tha se Lindita Nikolla nuk kishte dhënë asnjë urdhër për shtimin e masave. Të njëjtën qëndrim mbajti gjatë ditës së diel dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se Rama i ka kërkuar madje dhe RENEA-s që të ndërhyjë për të shtypur deputetët e opozitës.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB