Politikë

Avokatët e Berishës mbërrijnë në apelin e GJKKO, kërkojnë heqjen e masës së sigurisë

Një orë më vonë ish-kryeministri Sali Berisha duhet të paraqitet në SPAK, pasi kjo është e hëna e tretë e muajit

E.K
Avokatët e Berishës mbërrijnë në apelin e GJKKO,
Avokatet e Berishes ne GJKKO

TIRANË- Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë mbërritur në GJKKO, ku do të mbahet sot seanca për apelimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Ilirjana Olldashi është gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesën e Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Një orë më vonë Berisha duhet të paraqitet përpara oficeres së SPAK Adelajda Metaj, duke iu referuar vendimit të GJKKO-së. Vetë lideri i demokratëve ka zgjedhur që të mos përballet me drejtësinë, me arsyetimin se masa e sigurisë ndaj tij është antikushtetuese.

Në rast të mosparaqitjes së Berishës për herë të dytë para policisë gjyqësore, SPAK mund të kërkojë një masë më të rreptë sigurie si ajo e "arrest shtëpie" për ish-kryeministrin, e për këtë do të duhej që t’i drejtohej Kuvendit, për heqjen e imunitetit. Vetë Berisha është shprehur se në rast se kërkesa do të drejtohej në Kuvend, vetë ai do të shprehej pro heqjes së imunitetit.

Vetë Berisha i pyetur nga gazetarët nëse do të shkojë në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën e sigurisë së vendosur ndaj tij për dosjen “Partizani”, tha se nuk do të zbatojë kurrë urdhrat e Edi Ramës.

Ai u ndal te prokurori i çështjes “Partizani”, ish-kreu i SPAK Arben Kraja, duke e akuzuar si ish-oficer të Sigurimit të Shtetit, i cili sipas Berishës duhet të qëndronte larg organeve të drjetësisë.

“Sot unë jam paraqitur në Parlament, Nuk mund të pranoj kurrë përvetësimin që i bën parlamentit Edi Rama. Ai është një urdhër i Edi Ramës, i lëshuar nëpërmjet mercenarëve të inkriminuar siç është Arben Kraja, i cili qëndron në detyrë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit të Prokurorisë, që e nxjerr jashtë si ish-oficer sigurimi”, tha Berisha.

Berisha po ashtu akuzoi gjyqtaren Irena Gjoka, e cila ka dhënë vendimin për “detyrim paraqitje” dhe për t’i ndaluar daljen nga territori shqiptar, si person që zbaton urdhrat e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

“Ua u tregova unë dokumentin e asaj që fshihet prapa krimit, Irena Gjoka dhe së fundmi njeriu me lidhjet më obskure me Taulant Ballën. Ata janë shërbëtorë të mjerë, të cilët zbatojnë urdhra të Edi Ramës, ndërkohë që marrin pushtetin në Parlament. Edi Rama nuk njeh ligje as moral. Unë nuk ka diskutim që ja them dhe do t’ia them: Mos ia mbath. Beteja është pa kthim”, deklaroi ish-kryeministri.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB