Politikë

Kuvendi gati për kaos/ Berisha: Rama urdhër Gardës, Policisë, RENEA-s

Berisha shkruan se Edi Rama është i tmerruar nga mosbindja civile e deputetëve të opozitës.

f.t
Kuvendi gati për kaos/ Berisha: Rama urdhër Gardës,
foto ilustruese

TIRANË- Një ditë para seancës plenare të Kuvendit, ku është paralajmëruar se opozita do të shkaktojë kaos, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron se Kuvendi do të rrethohet nga Garda. Në një postim në Facebook Berisha shkruan se “Edi Rama është i tmerruar nga mosbindja civile e deputetëve të opozitës”, e sipas tij ai ka ai ka urdhërua forcat speciale të Gardës, Policisë, RENEA-n që të shtypin revoltën e deputetëve të opozitës.

Reagimi i Sali Berishës:

Ky është parlamenti i diktaturës së bandave! Edi Rama është i tmerruar nga mosbindja civile e deputetëve të opozitës. Ai ka urdhërua forcat speciale të gardës, policisë, Renean që të shtypin ditën e hënë revoltën e deputetëve të opozitës që protestojnë për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar dhe përfaqësuesve të tij në parlament.Ai nesër ka parashikuar që me forcë, dhunë dhe terror të kalojë në parlament buxhetin e vjedhjes më të madhe dhe gjobave më të rënda për qytetarët në historinë e vendit e të miratojë buxhetin antiligjor, antikushtetues, të Zoom-it dhe mejhaneve.

Për të realizuar këtë, ai prej dy ditësh ka urdhëruar prova të përgjithshme të forcave speciale të gardës, Reneas dhe njesive speciale të policisë në sallën e Parlamentit, mjediset tjera, brenda dhe përreth ndërteses dhe oborrin e Parlamentit. Përfaqësuesit e popullit opozitar nesër në betejën e tyre pa kthim, me guxim, vendosmëri do të mbrojnë fuqishëm dhe të pamposhtur pluralizmin politik, të drejtat e tyre kushtetuese, intersat e popullit opozitar në Parlament! Asgjë nuk mund të mposht opozitën e të drejtave të mohuara në betejën e saj pa kthim deri në fitore!

Kuvendi gati për kaos/ Berisha: Rama urdhër Gardës,

Ditën e hënë 20 nëntor Kuvendi do të mblidhet për të diskutuar projekt-buxhetin e vitit 2024. Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kaos në parlament, ditën e hënë dhe është shprehur se shqiptarët do të shohin qëndresën e fuqishme të përfaqësuesve të opozitës, për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar në parlament./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB