Politikë

Qëllohet me plumba në këmbë shqiptari në Itali (Emri)

Plagoset në këmbë një shqiptar në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Acerra. Ende nuk ka dihet se kush mund të jetë autori.

D.XH
Qëllohet me plumba në këmbë shqiptari në Itali (Emri)
Karabinieret

ACERRA – Një tjetër ngjarje e rëndë, me protagosnist një shqiptar ka ndodhur në Itali.

Një 40-vjeçar në Acerra, u godit me disa plumba në këmbë gjatë mbrëmjes së djeshme. Shqiptari Ilir Kadiu është i njohur për autoritetet italiane. Ai më parë ka qenë i arrestuar, si pjesë e një bande grabitësish. 

I plagosuri me origjinë shqiptare u shtrua fillimisht në klinikën Villa dei Fiori dhe më pas u transferua në Cardarelli të Napolit. Jeta e tij nuk është në rrezik.

Nga një rindërtim fillestar i ngjarjes, 40-vjeçari duket se është plagosur teksa po lëvizte me biçikletë, në një vend ende të paqartë. Policia italiane ka nisur hetimet.

Në gusht 2018, Kadiu u arrestua pas një ndjekjeje në lagjen Poltu Quadu në Sardenjë. Në atë kohë, shqiptari me një histori të krimeve kundër pronës, marrjes së mallrave të vjedhura, shkeljes së ligjit, rezistencës dhe dhunës ndaj një zyrtari publik, besohej se ishte anëtar i një bande që, për dy vjet, kishte grabitur apartamente dhe vila të shumta në zonën bregdetare të Gallurës, midis Porto Rafael, Porto Rotondo, Porto San Paolo, Palau, Porto Cervo dhe Pittulongu. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB