Politikë

Rama flet për inceneratorët: Projekti është i duhuri, individë të caktuar nxorrën përfitimet e tyre

Por, sipas kryeministrit, kanë qenë disa persona që kanë nxjerrë përfitimet e tyre nga këto projekte. 

F.m
Rama flet për inceneratorët: Projekti është i duhuri,
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është ndalur të komentojë edhe dosjet e inceneratorëve. I ftuar në "Opinion", Rama u shpreh se nuk është paguar asgjë për inceneratorët dhe se shifrat që kanë dalë kanë qenë një projeksion. Megjithatë, Rama tha se problemi nuk ka qenë tek projekti, pasi sipas tij, projekti ishte i duhuri. Por, sipas kryeministrit, kanë qenë disa persona që kanë nxjerrë përfitimet e tyre nga këto projekte. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Te inceneratorët projekti është i duhuri, plani është legjitim dhe pikërisht pse brenda procesit të projektit ka pasur individë që kanë nxjerrë përfitimet e tyre, është dhe pjesa që ka të bëjë me korrupsionin. Nuk është paguar asgjë për të bërë incenerator, për Tiranën flasim, 2 të tjerat nuk janë bërë me paratë e shtetit, janë bërë me të privatit. Shteti në mënyrë periodike ka paguar për vite të tëra deri sa tani i ka marrë në pronësi.

Poll

MOS HUMB