
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka falenderuar udhëheqësin e fushatës së tij, Chris LaCivita. Në fjalën e tij në mitingun përmbyllës, Berisha tha se ai me deklaratën e parë për shtyp ka bërë që kryeministri Edi Rama të dalë nga kontrolli.
Fjala e Berishës:
I dashur zoti Chris LaCivita, arkitekt i rikthimit më të madh në historinë e njerëzimit me votën e lirë, rikthimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, mirënjohjen më të pakufishme ju për vendimin që morët të angazhoheni me të gjithë potencialin tuaj për rikthimin e PD-së dhe Sali Berishës në pushtet. Emri juaj, ekspertiza juaj, u shndërrua me shpejtësi në eliksirin e kësaj fushate, në shpirtin e fitores së saj. Ditën e parë, me konferencën e parë të shtypit, e shkallmove Edi Ramën duke i rënë tavolinës me grushta. Do garantoj se nesër në mëngjes do i bjerë me kokë tavolinës.