Politikë

Rama: Do të përdorim Inteligjencën Artificiale për VKM-të

"Me ndihmën e Inteligjencës artificiale do shohim VKM-të. Kemi parë rezultate nga testet e para dhe gjatë këtij sezoni, deri në qershor do t’i pastrojmë shumë VKM që janë aty më shumë për të krijuar kontradita dhe probleme, sesa për të zgjidhur"

Redaksia Zëri
Rama: Do të përdorim Inteligjencën Artificiale për
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një takim me sipërmarrës është shprehur se Inteligjenca Artificiale do hyjë në përdorim dhe në Kryeministri për të parë të gjitha VKM-të të cilat janë kontradiktore dhe krijojnë probleme kryesisht për biznesin. Madje ai është shprehur se tashmë ka nisur ky proces dhe kanë parë rezultatet e para, por pritet që brenda gjysmës së vitit të ardhshëm sistemi do të jetë spastruar.

Me ndihmën e Inteligjencës artificiale do shohim VKM-të. Kemi parë rezultate nga testet e para dhe gjatë këtij sezoni, deri në qershor do t’i pastrojmë shumë VKM që janë aty më shumë për të krijuar kontradita dhe probleme, sesa për të zgjidhur probleme. Janë gjëra që duhen parë konkretisht, ju bëjani me dije zyrës së ministres dhe ne do ju ftojmë për të pasur një hapësirë të lirë, ku do të ketë njerëz që do të marrin të gjitha kërkesat, ankesat, sugjerimet tuaja.”-tha Rama gjatë takimit me biznesin. 

Në fjalën e tij në takimin e sotëm, Rama theksoi se me këtë takim hapet një proces diskutimi dhe ndërveprimi me sipërmarrjen për të identifikuar bashkërisht të gjitha ato hallka burokratike dhe ato ngarkesa anë procedurat administrative që mund të eliminohen.

Kjo synon ta përmirësojë bashkërisht më tej klimën e biznesit. Besoj se ju të gjithë e keni parë se para pak ditësh Shqipëria mori një vlerësim të ri të perspektivës nga agjencia prestigjioze Standard & Poor’s që bën vlerësimin e të gjitha vendeve dhe përcakton nivelin e tyre në aspektin e ecurisë edhe të perspektivës ekonomike”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se për herë të parë Shqipëria ka kaluar nga perspektivë e qëndrueshme në perspektivë pozitive.

Ky është një sinjal shumë kuptimplotë, shumë domethënës për çfarë kemi bërë deri më sot dhe inkurajues për çfarë mund të bëjmë më tutje”, tha ai.

Rama tha se për dhënien e prokurimeve publike do të ketë shumë më tepër komponentë teknologjikë dhe më pak njerëzor me qëllim që të jenë sa më sa më transparente dhe të drejta në të gjitha nivelet.

Një kompani SHA do të bëjë gjithë procesin e blerjeve të përqendruara çka deri më sot e bërë agjencia e blerjeve të përqendruar në MB, kjo do të jetë një shoqëri publike që do të krijojë shumë më tepër akses. Në interes publik dhe të gjithë operatorëve”, tha Rama. Ai pati dhe një përballje me një prej sipërmarrësve i pranishëm në takim, në lidhje me rritjen e vlerës të çmimit të referencës në ndërtim, çka çon në vështirësi ndërtuesit pasi hyri në mes të vitit fiskal.

 

 

Poll

MOS HUMB