Politikë

Rama: Do të ndërtohen dhe 3 kulla të reja në Tiranë

Njëra do të ndërtohet në qendër, njëra te bulevardi i ri dhe tjetra tek “21 dhjetori''.

Zeri
Rama: Do të ndërtohen dhe 3 kulla të reja në Tiranë
Edi Rama

TIRANË- Tre kulla të reja priten të ndërtohen në kryeqytet në vitet në vijim. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, i cili tha se këtë të enjte janë dhënë lejet për tre kulla të reja. Njëra do të ndërtohet në qendër, njëra te Bulevardi i Ri dhe tjetra tek “21 dhjetori''. Deklaratën e bëri teksa ishte i ftuar në emisionin "Opinion". 

I pyetur se kush i blen ato apartamente dhe njësi, kreu i qeverisë tha se i blejnë shqiptarët dhe të huajt. Sipas tij, shqiptarët kanë sakrifikuar për shumë vite dhe përderisa i blejnë kanë para.

Edi RamaKulla nuk janë ato me 10 apo 15 kate. Kulla janë ato mbi 20 kate. Janë dhënë sot edhe 3 të reja. Është dhënë një midis atyre të dyjave në qendër, njëra te Bulevardi i Ri dhe tjetra tek “21 dhjetori”. Janë të larta këto të fundit. Është fat që kemi arkitektët më të njohur që vijnë në vendin tonë. Tirana e ka potencialin për t’u zhvilluar lart njëlloj si Tel Avivi. Ne nuk kemi prishur trashëgiminë historike. E kemi mbrojtur atë. Rritja e densitetit të popullsisë në qendër sjell rritje ekonomike. I blejnë shqiptarë dhe të huaj. Çmimet janë të larta. Shqiptarët kanë sakrifikuar për shumë vite dhe përderisa i blejnë kanë para./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB