Politikë

Takimi me Mitsotakis dhe çështja 'Beleri", Rama: I dhashë të njëjtën përgjigje

I ndalur tek çështja "Beleri" dhe a u diskutua kjo në takimin mes tyre, Rama nuk dha detaje. 

Zeri
Takimi me Mitsotakis dhe çështja 'Beleri", Rama: I
Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimin me homologun grek Kyriakos Mitsotakis gjatë punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë më datë 16 tetor. I ftuar në "Opinion" Rama tha se ka pasur një bisedë të hapur me të. 

Kreu i qeverisë shtoi se ka pasur dhe një takim bilateral me të ku e ka informuar që së shpejti do të inaugurohet busti i babait të tij që është i pari kryeministër i Greqisë që ka vizituar minoritetin. I ndalur tek çështja "Beleri" dhe a u diskutua kjo në takimin mes tyre, Rama nuk dha detaje. 

Edi Rama: Nuk dua të bëj komente që i kam bërë, historia dihet. Folëm në Samit, patëm një bisedë shumë, shumë të hapur si gjithmonë. Folëm dhe më vete, patëm takim bilateral. Folëm, diskutuam. Shkëmbyem pikëpamjet. E informova që së shpejti do të inaugurohet busti i babait të tij që është i pari kryeministër i Greqisë që ka vizituar minoritetin.

Blendi Fevziu: A ju hapi çështjen e Belerit?

Edi Rama: Patjetër.

Blendi Fevziu: Cila ishte përgjigja juaj?

Edi Rama: E njëjta përgjigje që kam dhënë në publik dhe që nuk kam asnjë përgjigje tjetër.

Blendi Fevziu: A ju përmendi Mitsotakis që kjo do t’i kushtojë Shqipërisë rrugën e integrimit europian?

Edi Rama: Nuk flitet kështu në takime bilaterale, se takimet bilaterale nuk janë takime për të bërë deklarata. Në takime bilaterale flitet në mënyrë shumë informale./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB