Politikë

Inceneratorët/ Rama: Aferë qartësisht korruptive

Sipas Ramës, inceneratorët janë aferë e pastër korruptive.

Zeri
Inceneratorët/ Rama: Aferë qartësisht korruptive
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur këtë enjte për dosjet e "nxehta" në duart e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), një prej të cilave inceneratorët. Sipas Ramës, inceneratorët janë aferë e pastër korruptive. Deklaratën kreu i qeverisë e bëri i ftuar në emisionin "Opinion" duke pranuar kësisoj hapur se një nga sipërmarrjet më të mbrojtura prej tij, deri kur SPAK bëri nxori urdhërarrestet e para është një aferë korruptive. 

Edi RamaAfera korruptive është qartësisht një aferë korruptive që po merret një organ që e kemi krijuar për këtë punë. Unë jam mbrojtësi dhe frymëzuesi i SPAK që t’i pijë ujin e zi çdo gjëje që ka marrë padrejtësisht në kurriz të popullit shqiptar. Sistemi po i çon (zyrtarët) para drejtësisë, por nuk bëhet sa hap e mbyll sytë. Ky funksionim i sistemit do të bëjë që njerëzit të mendohen 17 herë para se të bëhen pjesë e aferës./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB