Politikë

Qarkulloi foto e tij me vrasësin e policit, Luan Baçi: E njoh Azgan Merlicën, ka qenë qytetar i ndershëm

Luan Baçi tha se në momentin që ai ka dalë në foto me Azgan Merlicën, ky i fundit nuk ka qenë person i përfshirë në ngjarje kriminale

E.K
Qarkulloi foto e tij me vrasësin e policit, Luan Baçi: E njoh Azgan
Luan Baci dhe Azgan Merlica

TIRANË- Deputeti i Rithemelimit Luan Baçi ka reaguar në lidhje me një foto që qarkulluan gjatë ditës së sotme, ku ai shfaqet në foto me Azgan Merlicën, vrasësin e efektivit të policisë në Fier. Gjatë fjalës së tij në protestën që po mbahet para Bashkisë së Tiranës, Baçi tha se në kohën kur ai ka dalë në foto me Merlicën ai ka qenë një qytetar i ndërshëm, dhe jo i implikuar në krim.

“Unë këtu jam edhe për t’iu drejtuar punonjësve të policisë, së pari për t’i dhënë përgjigje shumë gazetarëve dhe mediave, që po më bëjnë sms për t’i dhënë një përgjigje intime në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier.

Unë shpreh ngushëllime të sinqerta për policin e vrarë. Por po ashtu konfirmoj se si deputet i Fierit kam shumë njohje, foto dhe takime dhe me qytetarë demokrat dhe jo vetëm, një ndër ata edhe vrasësi i atij polici.

Po ju media që e keni nxjerrur, po ju përgjigjem live, e njoh Azgan Merlicën. Në 2021 kur ka bërë atë foto me mua nuk ka qenë një kriminel, por një qyetar i ndershëm.

E dënoj veprimin e tij, shpreh keqardhje. Unë jam Luan Baçi dhe nuk tërhiqem as nga SPAK, BKH dhe asnjë presion tjetër. Qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë duhet të jenë çdo ditë këtu’, u shpreh Baçi. Gjatë ditës së sotme, në media qarkulloi foto e Baçit me Merlicën, i cili ishte pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, që u ngrit nga PD në vitin 2021. /ZËRI

Poll

MOS HUMB