Politikë

Protesta e 7-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës, militantët hedhin molotov që në nisje

Pjesë e protestës kanë qenë eksponentë të lartë të opozitës, si dhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha

E.K
Protesta e 7-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës,
Protesta e opozites

TIRANË- Është duke u zhvilluar këtë të martë protesta e 7 e opozitës përpara ambienteve të Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e deputetëve të opozitës. Që në nisje të protestës, nuk munguan incidentet, ku militantët hodhën tymuese dhe molotov në drejtim të godinës.

Por punonjësit e policisë kanë ndërhyrë duke marrë masa në mënyrë që situata të mos përshkallëzojë. Pjesë e kësaj proteste të organizuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” janë dhe eksponentë të opozitës.

Protestat e opozitës kanë nisur pas arrestimit të disa drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë të dyshuar për korrupsion.

Gjykata e Posaçme nxori 15 urdhëra arresti, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, mes tyre në “arrest me burg” është dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në bashkinë e kryeqytetit, Taulant Tushe.

Protesta e 7-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës,Protesta e 7-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës,Protesta e 7-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës,Protesta e 7-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës,Protesta e 7-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës,Protesta e 7-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës,Protesta e 7-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës,

Poll

MOS HUMB