Politikë

Marrëdhëniet me Mitsotakis? Rama: Ka një ngërç!

Kryeministri pranoi se pati një reagim jo të mirë nga politika greke për këtë takim, por që sipas tij, nuk kishte asnjë arsye.

f.t
Marrëdhëniet me Mitsotakis? Rama: Ka një ngërç!
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me takimin e shqiptarëve që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe mediave greke. Kreu i qeverisë shqiptare për 'Opinion' ka sqaruar edhe marrëdhënien me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Rama u shpreh se marrëdhënia personale me kryeministrin e Greqisë janë shumë të mira, ndërkohë që në marrëdhënien institucionale ka një ngërç.

"Raportet e mia me kryeministrin Mitsotakis janë shumë të mira, në aspektin personal. Për sa i përket marrëdhënieve profesionale ka një ngërç ajo dihet. Ajo që doja të them është se ne kemi pasur një nënshtresë që ka ndihmuar që marrëdhëniet tona të ecin normalisht. Mënyra sesi politika greke e ka lexuar çështje Beleri, mënyra sesi e ka inflamuar në sytë e opinionit publik grek për konsum të brendshëm e bën të vetëdijshme atë që reflektohet në marrëdhënien mes dy qeverive. Por ajo që dua të them është që ne ndërkohë kemi pasur një nënshtresë në këto marrëdhënie, ku gjërat kanë funksionuar dhe kanë ecur normalisht,"-u shpreh Rama.

Kryeministri pranoi se pati një reagim jo të mirë nga politika greke për këtë takim, por që sipas tij, nuk kishte asnjë arsye. Ai theksoi se nuk pati takime me zyrtarë të qeverisë greke, pasi nuk e kishte kërkuar diçka të tillë.

“Nuk kishim kërkuar asnjë takim me autoritetet greke se erdhëm për këtë takim. Dhe nëse do të kërkonim takim, në mënyrën se si politika greke u pozicionua, do të ndihej në pozitë. Të jemi si të thuash të ndershëm në raport me protokollet, për një vizitën e një kryetari qeverie, merren masa të posaçme. Të jemi realist u krijua një atmosferë. Nga mënyrat ecje jakesh, krijoi dhe një situatë që ky takim u bë qendra e vëmednjes dhe natyrisht mund të ketë krijuar te autoritete ndjesinë për të marrë masa”,-tha Rama.

Gjatë vizitë së kryeministrit Edi Rama në Athinë prezenca e policisë ka qenë e fortë, për të shmangur trazirat, ndërsa të gjithë të pranishmit kaluan përmes makinerive të kontrollit para se të hynin në stadium. Në të njëjtën kohë, rreth 30 mbështetës të opozitës nisën të bërtisnin parulla dhe të protestonin kundër Ramës. Siç u bë e ditur, të paktën 2000 persona kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Greqisë për të ndjekur fjalimin e kryeministrit shqiptar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB