Politikë

PS shtyn Kongresin e partisë, Rama: Fokusi ynë tek pr/buxheti 2024

Kryeministri Rama tha se fokusi i PS do jetë tek buxheti i vitit 2024. Ai iu dha porosi deputetëve të maxhorancës, të jenë të unifikuar dhe të zbatojnë ligjet e rregullat, pavarësisht sjelljes së opozitës.

D.XH

PS shtyn Kongresin e partisë, Rama: Fokusi ynë tek pr/buxheti 2024

TIRANË – Partia Socialiste ka vendosur që ta shtyjë për në dhjetor, Kongresin e jashtëzakonshëm, që ishte parashikuar të mbahej më datë 4 nëntor.

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes të Grupit Parlamentar të PS-së, deklaroi se Kongresi do të shtyhet në muajin dhjetor.

Kreu i qeverisë iu ka kërkuar deputetëve, që fokusi i tyre të jetë tek projekt-buxheti i vitit 2024, por edhe ndryshimet që u bënë në buxhetin e këtij viti.

Rama iu ka kërkuar deputetëve socialistë, që të jenë të unifikuar, të bazojnë veprimet e tyre në ligj e rregullore, pavarësisht sjelljes së opozitës./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB