Politikë

'Nuk jam Frroku, jam Gjini’/ Eduart Shalsi shkakton të qeshura tek 'Ekonomia'

Ky i fundit ia ktheu me humor duke i kujtuar se është Gjini. Pasi sipas tij Frroku (referuar ish-deputetit Mark Frroku) është... duke mos e përfunduar përgjigjen e tij. 

E.K
'Nuk jam Frroku, jam Gjini’/ Eduart Shalsi shkakton të qeshura
Eduart Shalsi

TIRANË- Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është shoqëruar me diskutime të forta por dhe me batuta këtë të hënë. Shkak është bërë një "ngatërresë" e kryetarit Eduard Shalsi, i cili iu drejtua deputetit socialist Frrok Gjini me "zoti Frroku".

Ky i fundit ia ktheu me humor duke i kujtuar se është Gjini. Pasi sipas tij Frroku (referuar ish-deputetit Mark Frroku) është... duke mos e përfunduar përgjigjen e tij. 

Pjesë nga diskutimi:

Eduard ShalsiKalojmë në votim nëse nuk ka diskutime të tjera? …. Duke falënderuar të ftuarit kalojmë tek pika e dytë e rendit të ditës, lidhur me projektligjin e depozituar nga Petrit Vasili. Projektligji është, iniciativë që shoh… e kemi diskutuar këtë por nuk kemi votuar.

Frrok GjiniDeri në 2022 o vëlla.

Eduard ShalsiE kemi diskutuar, por nuk kemi marrë një vendim zoti Frroku.

Frrok Gjini: Nuk jam Frroku, jam Gjini, Frroku është në…

Eduard ShalsiFrrok Gjini pra… (buzëqesh).

Kjo u kalua me të qeshura. Pastaj socialisti Eduard Shalsi u mundua të dalë nga situata, duke i lënë të pretendohej se i ka thirrur në emër dhe jo në mbiemër./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB