
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka ndërmarrë masa që sot mos të ketë përplasje mes maxhorancës dhe opozitës. Mësohet se Kuvendi ka njoftuar Gardën që të që të mos ketë asnjë pengesë për të gjithë deputetët. Dokumenti është firmosur sot nga sekretari i Kuvendit, Genc Gjoncaj.
"Ju bëjmë me dije senë seancën plenarë të datës 30.10.2023, ora 17.00 nuk do të ketë asnjë pengesë për pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve të kuvendit në seancë,"-shkruan sekretari i Përgjithshëm, Genc Gjoncaj.

Më 19 tetor, Komisioni i Etikës vendosi përjashtimin e 23 deputetëve të opozitës. Dje, Gazmend Bardhi u dërgoi mesazh deputetëve që të shkonin në Kuvend, pavarëisht vendimit për përjashtimin e tyre. Madje, sot pritej përplasje mes tyre për t'u futur në sallë. Por vendimi i mësipërm ka ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve./Zëri.ai