Politikë

Opozita plan për trazira në Kuvend? Rama-deputetëve: Respektoni rregulloren

Në mbledhjen e grupit të PS, Rama ka kërkuar nga deputetët e tij një qëndrim të unifikuar

E.K
Opozita plan për trazira në Kuvend? Rama-deputetëve: Respektoni
Rama ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu ka kërkuar deputetëve të tij që të vazhdojnë punën në Kuvend, dhe të respektojnë rregulloren, pavarësisht planeve të opozitës për të shkaktuar ‘trazira’ në Kuvend. Në mbledhjen e grupit parlamentar, e cila i ka paraprirë seancës së pasdites në Kuvend, Rama iu ka kërkuar deputetëve socialistë që të mbajnë qëndrim të unifikuar për çdo çështje.

“Ne vazhdojmë të respektojmë rregulloren, ata të vijojnë punën e tyre. Për çdo situatë të krijuar duhet që PS të jetë e unifikuar në qëndrim”, mësohet të jetë shprehur kryesocialisti para ligjvënësve.

Gjatë ditës së sotme në Kuvend, opozita pritet që të mbajë një qëndrim të ngjashëm me atë të datës 19 Tetor, ku bllokuan punën e Parlamentit, duke zaptuar karriget e ministrave. 23 deputetë të opozitës u përjashtuan në atë seancë, dhe sot pritet që të jenë në Kuvend, edhe pse afati për pezullimin sipas socialistëve iu përfundon nesër.

Kjo është dhe seanca e parë e Kuvendit që zhvillohet pas dhënies së masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha, pjesë e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, të cilën opozita e ka quajtur antikushtetuese, pasi sipas çështjen Berisha kanë qenë me pikatore, ku kërkohej vetëm respektimi i organeve të drejtësisë. /Zëri.ai

Poll

MOS HUMB