Politikë

Malltezi në qeli, kush do administrojë pronat e konfiskuara të dhëndrit të Berishës

Eglantina Osmanlli është caktuar administratore e pasurive të sekuestruara të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi.

D.XH
Malltezi në qeli, kush do administrojë pronat e konfiskuara të
Berisha dhe Malltezi

TIRANË – Më datë 24 tetor, është caktuar personi, që do të administrojë pasurinë, që gjykata, me kërkesë të SPAK, ia sekuestroi dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Administratorja e pronave, e caktuar nga agjencia e  administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara është Eglantina Osmanlli, raporton weblajm.com.

Me vendimin e 24 tetorit 2023, Eglantina Osmanlli është caktuar të administrojë kuotat që janë në emër të Jamarbër Malltezit në këto shoqëri:

45% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Homeplan sh.p.k

100% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet IMO sh.p.k

60% të kuotave të kapitalit themeltar te shoqerisq Magnet Gym&Fit,

Malltezi në qeli, kush do administrojë pronat e konfiskuara të
Dokument 1

Ndër asetet e sekuestruara apo konfiskuara nga gjykatat, Osmanlli rezulton se ka qenë e përzgjedhur për të administruar edhe pronat e biznesmenit italian Francesco Bechetti, pronari ish-televizionit Agon Channel.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 pasuri të paluajtshme në pronësi të Jamarbër Malltezit.

Malltezi në qeli, kush do administrojë pronat e konfiskuara të
Dokument 2

Dhëndrit të Berishës iu bllokuan edhe 6 llogari bankare, si dhe aksionet në disa kompani. Jamarbër Malltezi ndodhet në burg, akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim parash, në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Dy masa, ajo e detyrimit të paraqitjes dhe mosdalja jashtë shtetit, janë caktuar edhe ndaj ish-kreut të qeverisë, Sali Berisha./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB