Politikë

PS 'ping-pong' për Ahmetajn, nuk ka përjashtim nga grupi pa u hequr mandati i deputetit

Por situata mbetet e paqartë në kohën kur Kuvendi nuk ka ndërmarrë asnjë hap ligjor për dorëzimin e mandatit të Ahmetaj, përveç heqjes së benefiteve që i jep posti, si pagesa e naftës dhe dietat por jo paga e deputetit. 

f.g
PS 'ping-pong' për Ahmetajn, nuk ka përjashtim nga grupi pa
Arben Ahmetaj dhe figurat e PS

TIRANE- Edhe pse ka më shumë se 3 muaj në arrati, Arben Ahmetaj vazhdon të gëzojë benefitet që i jep mandati i deputetit. Pritej që me nisjen e sezonit të ri politik këtë shtator, Partia Socialiste të ndërmerrte hapa konkretë për largimin zyrtar të Ahmetaj nga grupi parlamentar, por mesa duket, akti do të vonojë. 

Në mbledhjen e sotme, kreu i grupit parlamentar, Bledi Çuçi mësohet se ka diskutuar me deputetët ne PS për çështjet e Kadastrës, infrastrukturës dhe pensionet. Për Ahmetajn, socialistët kanë vendosur që ta mbajnë ende në grup dhe përjashtimin e tij ta bëjnë në momentin kur të mos jetë më deputet dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë bërë zëvendësimin e mandatit. 

Por situata mbetet e paqartë në kohën kur Kuvendi nuk ka ndërmarrë asnjë hap ligjor për dorëzimin e mandatit të Ahmetaj, përveç heqjes së benefiteve që i jep posti, si pagesa e naftës dhe dietat por jo paga e deputetit. 

Afati i parashikuar nga ligji përcakton se çdo deputet që nuk paraqitet 6 muaj radhazi në punimet e Parlamentit, i digjet mandati.“Mandati mbaron kur deputeti mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend”, thuhet në nenin 71 të Kushtetutës. 

PS 'ping-pong' për Ahmetajn, nuk ka përjashtim nga grupi pa

Kështu rasti i ish-numrit dy të qeverisë duket se do të zvarritet nëpër procedura, duke e kthyer rastin në një çudi politike, të një ish-zyrtari në hetim dhe në kërkim ndërkombëtar por që vazhdon ende të ruajë mandatin e zgjedhur dhe rrogën. 

Çfarë ka ndodhur me Ahmetajn? 

Që prej fillim korrikut, Arben Ahmetaj është shpallur në këkrim ndërkombëtar. Ai akuzohet për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ahmetaj hetohet veçmas biznesmenëve të përfshirë në çështjen e inceneratorëve, dosje e ndarë veçmas dhe për të cilën janë shpallur disa urdhër arreste./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB