Politikë

Prokuroria-KQZ-së: Kryebashkiakët e Divjakës dhe Mallakastrës nuk preken nga dekriminalizimi

Sipas organit të akuzës, asnjë nga funksionarët publikë nuk kanë kryer shkelje, për të cilat hiqet mandati

D.XH
Prokuroria-KQZ-së: Kryebashkiakët e Divjakës dhe
Fredi Kokoneshi dhe Qerim Ismailaj

TIRANË - Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për Fredi Kokoneshin dhe Qerim Ismailajn, që janë akuzuar nga opozita si të inkriminuar.

Në përgjigje, Prokuroria bën me dije se as kryebashkiaku i Divjakës, Kokoneshi dhe as ai i Mallakastrës, Ismailaj nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Përgjigja e Prokurorisë:

Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vendimin Subjekti vetëdeklarues Fredi Pandi Kokoneshi, me detyrë, kryetar i Bashkisë Divjakë, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Deklarues, Z. Qerim Ismail Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër, Qarku Fier, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Socialiste, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

PD ka kërkuar që kreut të Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshit t’i hiqet mandati si kryebashkiak, duke thënë se ai është përfshirë në trafik të qenieve njerëzore. Sipas PD, Kokoneshi ka qenë përfshirë në trafik qeniesh njerëzore në Itali, por edhe prostitucion. Ndërsa, Kokoneshi ka mohuar akuzat. 

Partia Demokratike hodhi akuza dhe në drejtim të Qerimajt, teksa theksoi se ai ishte dënuar në Greqi për rrahjen e një personi dhe se këtë dënim, ai nuk e kishte pasqyruar në formularin e dekriminalizimit. Megjithatë, vepra penale për të cilën akuzohej Qerimaj nuk përfshihej në ato, për të cilat nuk merr dot mandatin e kryebashkiakut./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB