Politikë

Mblidhet PD/ Berisha liston prioritetet! Bardhi 'thumba' Bashës: Balla i ka vënë roje

Gjatë deklaratës së tij nuk munguan “thumbat” për Lulzim Bashën, i cili tashmë ka rimarrë sërish në drejtim PD-në zyrtare.

E.K
Mblidhet PD/ Berisha liston prioritetet! Bardhi 'thumba' Bashës:
Sali Berisha dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Ka zgjatur më pak se një orë mbledhja e kësaj të marte mes deputetëve që mbështesin Sali Berishën dhe atyre që janë rreshtuar në krah të kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi. Mbledhja e sotme ishte fokusuar në tre pika kryesore, koncensionet në shëndetësi, reforma zgjedhore dhe ngritja e komisionit hetimor për skandalin me ndërhyrjet në sistemin TIMS.

Pas mbledhjes në një deklaratë për mediat kreu i PD Sali Berisha u shpreh se opozita do të bëjë çdo përpjekje për delegjitimin e zgjedhjeve të 14 majit referuar dhe shkeljeve të konstatuara nga OSBE-ODIHR në raportin final të zgjedhjeve.

Sali Berisha: Rezoluta e paraqitur me mocion për Kosovën, të cilën me urdhër të Edi Ramës e kanë hequr nga rendi i ditës, sepse i diskredituar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, ai nuk ka pranon të ketë një diskutim të hapur për situatën jashtëzakonisht shqetësuese në Kosovë, të krijuar nga Beogradi dhe padyshim Rusia.

Pyetje: Media në Kosovë thonë që është arrestuar Milan Radoiçiç? Keni koment për këtë?

Sali Berisha: Radoiçiç ka qenë në Serbi dhe ka shumë mundësi që presion i madh ndërkombëtar të ketë detyruar Aleksandër Vuçiç të arrestojë terroristin që ai dërgoi në Banjksë me të gjitha mjetet e ushtrisë për të filluar atë që vetë Vuçiç e quajti, rebelim kundër terrorit imagjinar të Albin Kurtit ndaj komunitetit serb. Ky arrestim është një hap, por ai duhet të sillet të gjykohet në Kosovë, aty ku ka kryer aktin terrorist.

Pyetje: A keni një ide apo draft për reformën zgjedhore?

Sali Berisha: Ne kemi, kemi propozime të shumta. Ne kemi tani në dorë raportin e fundit të OSBE-ODIHR, i cili kësaj here si kurrë ndonjëherë më parë, si pikë të parë ka ndëshkimin e dhunimit masiv të zgjedhjeve, por ka dhe rekomandimet. Kemi specialistët më të mirë në këtë fushë, natyrisht kjo nuk i pëlqen Edi Ramës.

Pyetje: Kur thoni se Edi Rama po bën përpjekje për të përcaktuar përfaqësuesin e opozitës, e keni fjalën për të zëvendësuar kryetarin e grupit parlamentar Gazment Bardhi me të deleguarën e Lulzim Bashës. Dhe nëse po çfarë diskutuar për të kundërshtuar...

Sali Berisha: Edi Rama nuk njeh ligj, nuk njeh kod moral, nuk njeh kushtetutë, nuk njeh asnjë normë. Në këtë aspekt ju garantoj se është i aftë të propozojë çdo vendim dhe të urdhërojë çdo vendim.

Pyetje: Cili është interesi i Ramës në këtë rast?

Sali Berisha: Interesi i Ramës është pushteti absolut. Kaq është.

Pyetje: Z. Berisha, ju thoni se kryeministri nuk njeh asnjë normë, asnjë ligj. Përse duhet të vijojë opozita të qëndrojë në parlament?

Sali Berisha: Unë nuk jam që të bojkotohet parlamenti, duhet të vazhdojë betejën e gjithanshme.

Ndërkohë Gazment Bardhi, i njohur tashmë dhe nga Sali Berisha si kryetar grupi tha se opozita do të kërkojë sërish funksionimin dhe ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore me anëtarët e rinj të propozuar nga grupi i PD. Ai tha se një grup ekspertimesh për ta dërguar projektin e portit të Durrësit në Gjykatën Kushtetuese, Sipas tij, krimi ka marrë ‘peng” atë projekt

Gazment Bardhi: Dimë përpjekjet që po bën për të shpëtuar grupin kriminal që me abuzimet që ka kryer po shpërdoron 450 milionë euro, së dyti jemi të ndërgjegjshëm që nuk është në synimin e Edi Ramës që të hetohen personat që kanë vjedhur të dhënat e sistemit TIMS. Së treti, afera e portit të Durrësit. A ka të dhëna shqetësuese se grupe kriminale janë të përfshira në projektin e Portit të Durrësit. Po mendojmë ta çojmë ligjin korruptiv në kushtetuese. Duan të pastrojnë paratë e krimit ekspertët janë ngarkuar për të ta dërguar ligjin korrupsitnm në gjykatën kushtetuese dhe së dyti për të ndjekur të gjitha rrugët për të çuar para drejtësisë të gjitha ata që kanë. Ka pasur dhe diskutime të tjera por unë dua të ndalen tek këto tre çështje.

Pyetje: Meqe keni sheqtësim reformën zgjedhore, i keni parë propozimet e Lulzim Bashës, është një hap para jush. Dikur kur ishit me të i mbështesnit?

Gazment Bardhi: Së pari nuk kam çfarë të shoh, ja çështje që tashmë trajtohen nga PD prej vitesh. Vettingu në politikë nuk është një nismë e re që e propozon zoti Basha. Zoti Basha në vend që të propozojë në salla të mbyllura këtë projekt duhet të vijë në Kuvend që të bëhet drafti, unë besoj çdo firme që hedh. Vetingu në politikë është një draft nbë Kuvend, e ftoj kolegun Basha që të vijë të bëjë betejë që ky draft të shkojë përpara. Mos të vijë në Kuvend vetëm për të votuar. Çështjet e reformës zgjedhore propozohen në komisionin e RZGJ.

Gjatë deklaratës së tij nuk munguan “thumbat” për Lulzim Bashën, i cili tashmë ka rimarrë sërish në drejtim PD-në zyrtare.

Pyetje: Parimisht e mbështesni zgjedhjen e presidentit nga populli?

Gazment Bardhi: Sa kohë nuk ka një inicilativë konkrete për të çuar një nismë përpara unë nuk mund përgjigjem përpara një liste dëshirash. Prokurorëve u rrezikohet jeta dhe s’ka punonjës garde për të ruajtur ndërsa Bashës i është vënë punonjës garde. Ne e kuptojmë kush është interesi i mazhorancës dhe kë do do të ketë para Taulant Balla e Erion Veliaj. Çështja e grupit të PD janë çështje të deputetëve të PD. Që në momentin që një deputet i PS jep opinion se ca ndodh me grupin e PD, që këtu e kuptoni se në ca situata absurde ka hyrë PS dhe një pjesë e vogël e deputetëve.

Partia Demokratike vijon të jetë e ndarë sërish në parlament. Grupi parlamentar i PD, i drejtuar nga Gazment Bardhi ka kërkuar ndryshimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor, kjo nuk është marrë parasysh deri më tani nga maxhoranca socialiste. Ndërkohë që për ngritjen e Komisioneve Hetimore për sterilizimin dhe për skandalin me të dhënat e sistemit TIMS, PD e Sali Berishës dhe grupi i Gazment Bardhit nuk e kanë marrë dritën jeshile nga PS, e cila ka dhe numrat në Kuvend./Zëri

Poll

MOS HUMB