Politikë

Pritet të arrestohet nga SPAK, Berisha bën lëvizjen e radhës

Mbledhja do të zhvillohet në orën 18:30.

E.K
Pritet të arrestohet nga SPAK, Berisha bën lëvizjen e radhës
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të mbledhë mbrëmjen e kësaj të enjteje Kryesinë e partisë. Mbledhja do të zhvillohet në orën 18:30. Kjo lëvizje e liderit demokrat vjen pak orë pasi Kuvendi i Shqipërisë, me 75 vota pro, votoi për heqjen e imunitetit të deputetit për të. Kjo i hap rrugë arrestimit të tij nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Çfarë ndodhi sot?

Sot, Kuvendi dha autorizimin për arrestimin e Berishës dhe kërkesa u miratua me 75 vota pro. Në seancë ishte i pranishëm dhe vetë kryeministri Rama, ndërsa munguan deputetët e Bashës. Paralelisht me seancën, mbështetësit e Berishës u mblodhën në protestë para Kuvendit, të cilën e përshëndeti shkurtimisht edhe ish-kryeministri. SPAK kërkoi masë më të ashpër sigurie për Berishën, për shkak se ish-kryeministri nuk zbatoi masën e detyrimit të paraqitjes që ishte caktuar më parë nga Gjykata e Posaçme. Berisha dyshohet për akuzën e korrupsionit, që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Për shkak të moshës së tij të thyer, SPAK pritet që ti kërkojë GJKKO masën e sigurisë arrest shtëpie për liderin historik të demokratëve, i cili nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga drejtimi i partisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB