Politikë

Në shtëpi, apo në qeli? Berisha qesh: Do e diskutoj...

Sali Berisha tha se ende nuk e ka caktuar se ku do të qëndrojë nësë ndaj tij do të caktohet masa e sigurisë "arrest shtëpie".

k.m.
Në shtëpi, apo në qeli? Berisha qesh: Do e diskutoj...
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë duke qeshur nga selia blu. I pyetur nga gazetarët, edhe njëherë Berisha e cilësoi vendimin e marrë ndaj tij, anti-kushtetues. E po ashtu, ndër të tjera në fjalën e tij, kryedemokrati Berisha tha se ende nuk e ka caktuar se ku do të qëndrojë nëse ndaj tij do të caktohet masa e sigurisë "arrest shtëpie".

"E patë se cili ishte ligji. Cilido që lexon procedurën dhe e sheh një bandë anti-kushtetuese në veprim. Partia Demokratike do të marrë çdo masë që t'i japë përgjigjen e miratuar Edi Ramës. O sot, o kurrë! Kjo është motoja. Tani çështja ime do të diskutohet me avoketërit,"-tha Berisha.

Sot, Kuvendi dha autorizimin për arrestimin e Berishës dhe kërkesa u miratua me 75 vota pro. Në seancë ishte i pranishëm dhe vetë kryeministri Rama, ndërsa munguan deputetët e Bashës. Paralelisht me seancën, mbështetësit e Berishës u mblodhën në protestë para Kuvendit, të cilën e përshëndeti shkurtimisht edhe ish-kryeministri. SPAK kërkoi masë më të ashpër sigurie për Berishën, për shkak se ish-kryeministri nuk zbatoi masën e detyrimit të paraqitjes që ishte caktuar më parë nga Gjykata e Posaçme. Berisha dyshohet për akuzën e korrupsionit, që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Për shkak të moshës së tij të thyer, SPAK pritet që ti kërkojë GJKKO masën e sigurisë arrest shtëpie për liderin historik të demokratëve, i cili nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga drejtimi i partisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB