Politikë

A keni frikë se është radha juaj? Meta: Miti i të paprekshmëve është një përrallë

Meta akuzoi se hetimet dhe arrestimet nga ana e SPAK bëhen me regji, dhe se miti që po arrestohen të paprekshmit është një përrallë, pasi Berisha nuk ka aktualisht pushtet drejtues

E.K
A keni frikë se është radha juaj? Meta: Miti i të
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u pyet nga gazetarët, nëse i druhet se do të jetë radha e tij për t’u përballur me SPAK, pas Berishës. Meta tha se nuk kishte asnjë frikë dhe asnjë shqetësim për ketë, ndërsa e cilësoi një përrallë mitin e të paprekshmëve.

META: Nuk kam asnjë frikë dhe asnjë shqetësim për këtë çështje, edhe vetë zoti Berisha ka qenë i hapur që të bashkëpunojë me drejtësinë, ai ka kontestuar rrugën që është ndjekur, në shkelje të Kushtetutës.

Zoti Berisha nuk është një deputet i zakonshëm pasi është lider i forcës kryesore opozitare, sa më takon mua, nuk kam pasur dhe nuk do kem ndonjëherë frikë. Miti i të paprekshmëve është një përrallë.

Ai nuk është më një zyrtar në detyrë, është nën hetim për një çështje që ka qenë e shumëdiskutuar që në nisje. Ndërkohë që kemi një kryetar bashkie që ka rrëmbyer firmat e të gjithë kryetarëve të qarkut, dhe një kryeministër që nuk i përmendet emri. Kështu që besoj se situata është shumë e qartë.   

Meta u pyet me këmbëngulje nga ana e gazetarëve, nëse ka një përçarje mes tij dhe Sali Berishës, pasi prej kohësh mes tyre nuk ka pasur takime publike, ndërsa vetë ai nuk ka qenë pjesë e protetës së mbajtur nga mbështetës të ish-kryeministrit. Sipas Metës një përçarje e tillë nuk është e vërtetë, dhe se ai e Berisha janë bashkë për çështje madhore. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB