
KONISPOL- Numërimi i votave në Konispol ka zbuluar dhe disa parregullsi. Ajo që mësohet është se në kuti janë gjetur 20 vota më shumë se sa numri i personave që kanë votuar. Në total në Konispol kishin votuar 176 persona, por kutia brenda kishte 196 fletë.
Nuk dihet ende se si do të procedohet me këtë kuti votimi. Ende nuk është marrë vendimi nëse në këtë zonë, në Konispol do të ketë përsëritje të procesit të votimit apo jo.
Numërimi ka nisur në të gjithë Shqipërinë. Në total kanë votuar mbi 41 mijë anëtarë të Partisë Demokratike për emrat të cilët ata kanë përzgjedhur për t’i përfaqësuar në parlament.
E gjithë lista përmbante 288 kandidatë. Qendrat e votimit u hapën në orën 08.00 dhe u mbyllën në orën 18.00. Kryedemokrati Sali Berisha teksa votoi në selinë blu, u shpreh se kjo ishte një ditë e rëndësishme për PD-në. Më tej, Berisha u shpreh se e kishte të vështirë të përzgjidhte kë të votonte, por ndoqi statutin, “një anëtar, një votë”.