Politikë

Primaret në PD/ Zhvendosen kutitë dhe nis numërimi i votave

E gjithë lista përmbante 288 kandidatë.

F.m
Primaret në PD/ Zhvendosen kutitë dhe nis numërimi i votave
Foto nga procesi i votimit

TIRANË- Ka nisur numërimi i votave pas përfundimit të procesit të zhvillimit të Primareve në Partinë Demokratike. Kutitë janë zhvendosur dhe shumë shpejt do të dalin emrat fitues. Në total kanë votuar mbi 41 mijë anëtarë të Partisë Demokratike për emrat të cilët ata kanë përzgjedhur për t’i përfaqësuar në parlament.

E gjithë lista përmbante 288 kandidatë. Qendrat e votimit u hapën në orën 08.00 dhe u mbyllën në orën 18.00. Kryedemokrati Sali Berisha teksa votoi në selinë blu, u shpreh se kjo ishte një ditë e rëndësishme për PD-në. Më tej, Berisha u shpreh se e kishte të vështirë të përzgjidhte kë të votonte, por ndoqi statutin, “një anëtar, një votë”.

Poll

MOS HUMB