Politikë

Sherr Baçi-Bardhi? deputeti i PD: Gazetarë bastardë! Kurrë s’ka pasur asnjë sherr

Sipas tij e gjithë kjo situatë është e sajuar.

F.m
Sherr Baçi-Bardhi? deputeti i PD: Gazetarë bastardë! Kurrë
Luan Baçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi ka hedhur poshtë lajmet se është përplasur me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Në një postim në profiling e tij në Facebook, Baçi shkruan se procesi i primareve është një proces brilant dhe që nuk ka lidhje me asnjë lloj debate. Sipas Baçit, në asnjë moment nuk ka debatuar me Bardhin. Sipas tij e gjithë kjo situatë është e sajuar.

Postimi:

Une kam pare media dhe gazetar bastard, genjeshtar, te pa fytyre, te ndyre, po je deri ketu...Une sot nuk kam qene, asnje minut, aanje sekond ne ambjentet e zyrave te PD ku zhvillohet proçesi brilant i primareve te PD, si nje leksion demokracie per gjithe politiken! Kurre dhe ne asnje moment sot dhe cdo dite, qe ka kaluar nuk kam debatuar me drejtuesin politik Z Bardhi! Procesi vazhdon ne perfeksion, por lepiresit e pushtetit, te verbuar nga mbarevajtja e proçesit dhe pjesemarrja e larte e demokrateve ne votime.. Te zhgenjyer dhe te telendisur, se kane pritur gjithemon me kenaqesi, qe te kete perplasje dhe debate midis nesh, qe kurre, nuk kane per ta patur nje kenaqesi te tille nga ne, vazhdojne te shpifin ne menyren me te paturpshme, vazhdojne te genjejne dhe fabrikojne lajme te rreme dhe te paqena! Partia demokratike ne 11 Maj do tju tregoj vendin, lepiresve dhe hajduteve dhe tellalleve te tyre!

Sot po zhvillohen primaret në Partinë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në mbyllje të primareve konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues ai kandidat i cili merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i një selie të PD-së në një qark të caktuar. Por, në rast se asnjë nga kandidatët nuk siguron votat që duhet, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Po ashtu, kandidatët për Primaret mund të propozohen nga anëtarët e PD-së, por edhe mund të vetëpropozohen për garën./ZËRI

Poll

MOS HUMB