Politikë

11 Maji/ Celibashi kujtesë partive politike: 3 marsi afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore

Celibashi tha se afati pëqr t’u regjistruar si koalicion zgjedhor është deri më 3 mars.

I.F
11 Maji/ Celibashi kujtesë partive politike: 3 marsi afati i fundit
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu ka bërë sot thirrje partive politike që të depozitojnë kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit deri të hënën. Celibashi tha se afati pëqr t’u regjistruar si koalicion zgjedhor është deri më 3 mars.

“Partitë politike që dëshirojnë të marrin pjesë në Zgjedhjet për Kuvend 11 maj 2025 duhet të depozitojnë kërkesën në KQZ për t’u regjistruar si koalicion zgjedhor, jo më vonë se data 3 mars 2025”, shkruan Celibashi në rrjetet sociale.

Deri më tani Lëvizja “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” njoftuan zyrtarisht koalicionin e tyre për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Koalicioni do të quhet “Shqipëria Bëhet”, ndërsa drejtuesi do të jetë Adriatik Lapaj.

Gjithashtu edhe Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj kanë njoftuar marrëveshjen për t’u bashkuar në një koalicion zgjedhor.

Po ashtu edhe Partia Demokratike ka zhvilluar takime me aletatët, Partinë e Lirisë, Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Partinë Republikane si dhe Partinë Agrare Ambientaliste, për mbylljen e negociatave për një koalicion zgjedhor./ZËRI

Poll

MOS HUMB