Politikë

Takimi me shqiptarët në Athinë, Rama: Bashkohuni në Panairin e Punës, mundësi më të mira

Kryeministri shprehet se për herë të parë vendi ynë është pranë hyrjes në Bashkimin Evropian.

I.F
Takimi me shqiptarët në Athinë, Rama: Bashkohuni në Panairin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Greqisë, pasi nesër paradite do të mbajë “Panairin e Punës” në Athinë. Rama përmes një postimi në rrjetet sociale kiu bëri thirrje emigrantëve shqiptarë të marrin pjesë dhe njihen me mundësitë dhe kontratat e punës. Kryeministri shprehet se për herë të parë vendi ynë është pranë hyrjes në Bashkimin Evropian.

“Rrugës për Greqi sot, nesër në Panairin e Punës në Athinë. Dje shqiptarët shkuan për të gjetur një punë matan kufirit, nesër Shqipëria sipërmarrëse do të shkojë për t’u treguar për punët që mund të gjejnë këtej kufirit.

Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’u thënë ‘ejani, kam punë për ju, me paga të arsyeshme dhe me taksa të ulëta, me të gjithë aromën e vendit amë. Ejani dhe të takohemi me sipërmarrës të fushave të ndryshme për tu njohur me mundësinë dhe kushtet e kontratat e punës në Shqipëri, më pas gjykoni vetë.

Kjo është koha kur për herë të parë mundësia e hyrjes në BE është kaq reale sa duket me sy. Për herë të parë yjet e fatit tonë dhe të Europës janë rreshtuar në vijë të drejtë, kanë rënë dakort me planin e reformave deri në 2027. Shpejtësia që ne po ecim me hapjen e kapitujve të negociatave është më e shpejta. BE janë shumë të interesuar të na fusin në shtëpinë e tyre. Duke i dhënë fund poshtërimeve dhe nëpërkembjeve. Kjo është ngritja e dytë e flamurit pas asaj të pavarësisë në 1912. Kjo është hakmarrja më e ëmbël shqiptare dhe bekimi më i mirë. Të gjithë shqiptarët në Greqi dhe Europë ju them le t’i harrojnë historitë dhe të kapemi të bëhemi ylli I ri në flamurin e Europës së Bashkuar”, tha Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB