Politikë

Përurohet busti i babait të tij, Rama ‘sinjale’ Mitsotakis: Historia na bashkon, politika na ndan

Në këtë takim mungon kryeministri grek, edhe pse ndaj tij ka pasur një ftesë të hapur nga kryeministri Edi Rama.

E.K
Përurohet busti i babait të tij, Rama ‘sinjale’
Rama ne Dervican

DERVIÇAN- Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm paraditen e kësaj të premteje në Derviçan, ku ka përuruar sheshin e ri të qytetit, i cili do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis, i pari kryeministër i Greqisë që vizitoi Dropullin. Konstantinos Mitsotakis është njëherësh dhe babai i kryeministrit aktual grek, ndërkohë që në sheshin e Derviçanit do të qëndrojë busti i tij.

Teksa mbajti fjalën e tij në këtë përurim, Rama tha se Greqia dhe Shqipëria kanë pasur një histori të përbashkët që në lindje të tyre, pavarësisht ndarjeve që pasuan, për shkak të mungesës së arsyes nga politika sipas tij.

“Në sheshin e rilindur të Derviçanit, i cili do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis, i pari kryeministër i Greqisë që vizitoi Dropullin, ku busti i tij do të qëndrojë si shembëlltyra e të vërtetës historike, se ajo që i bashkon qysh në lindje të kohërave popujt e vendet tona është përjetësisht më e madhe, se sa çfarëdoqoftë mund t’i ketë ndarë a ndajë përkohësisht, për arsyet e mosarsyes së politikës”, shkruan Rama.

Në këtë takim mungon kryeministri grek, edhe pse ndaj tij ka pasur një ftesë të hapur nga kryeministri Edi Rama. Rama tha se grekët dhe shqiptarët janë dy popuj që ngjajnë si 'dy pika uji' dhe sipas tij minoritetet në Shqipëri gëzojnë të drejta të barabarta si të gjithë qytetarët e tjerë. 

“Sot kujtojmë dhe kremtojmë jetën e një personazhi historic të Greqisë fqinje. Kostandinos Mitsotakis ishte në mes të vorbullës së politikës greke, nga lufta e dytë botërore e deri në fund të viteve 90. Si stërnip i kryeministrit grek, nga një fond vetjak i gjyshit, Konstadini ndoqi shkollën e ligjeve të Athinës, kundër vullnetit të tij”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

“Mu duk e arsyeshme të dashur banorë të Dropullit, që të skanoja jetën e këtij personazhi të rëndësishëm të politikës greke, atdheut tuaj të dytë. Portreti i plakut Mitsotakis është një portret ndjellës për çdo piktor, prania e tij e përjetshme këtu do të mishërojë lidhjen e pandashme të komunitetit grek me Shqipërinë.

Mjafton ta kesh parë se si ai flet me dashurinë e sprovuar, për kokfortësinë e gruas së tij arvanitase, mishëron lidhjen kokëfortë mes dy vendeve tona. Do të doja të ishtë këtu Mitsotakis, me siguri që do të rikthehet në këtë shesh që mban emrin e të atit të tij. Më vjen mirë që këtu është një deputet i thinjur i Demokracisë së Re”, vijoi më tej Rama fjalën e tij.

Duke iu referuar ftohjes së marrëdhënieve me Greqinë, për shkak të arrestimit të Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Rama tha se “politika elektorale shkakton trazira, të cilatg do të kalojnë. Keqkuptimet e bëjnë më të fortë kuptimin e lidhjes historike mes nesh”./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB