Politikë

Përjashtimi i Bardhit nga Basha, Berisha dhe deputeti: Lul Brava zbaton urdhërat e Ramës

Të dy shpjeguan se gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së është diskutuar dhe për situatën në veri të Kosovës.

F.m
Përjashtimi i Bardhit nga Basha, Berisha dhe deputeti: Lul Brava zbaton
Sali Berisha dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi kanë deklaruar se vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar deputetin nga PD-ja, është bërë vetëm për të tërhequr vëmendjen. Në një prononcim për mediat, pas një mbledhjeje grupi, bashkë me Berishën, Bardhi tha se Basha është përjashtuar nga partia me vendim të anëtarëve.

“Merreni me të qeshur aktet jo serioze të kolegut Lulzim Basha. Do të zhvendosë vëmendjen. Nëse ky vendim me ndihmon që 2 katet e kullës mos ti shohin njerëzit le t’i marrë. Katet janë aty letrat janë aty. Nuk i doli aleanca e kullave, mendoi se do bënte aleancën e të përjashtuarve. Basha është përjashtuar nga partia me vendim të anëtarëve. Nuk ka përjashtim më të rëndë për një anëtar të një partie, për një ish-kandidat kryeministër se të të përjashtojë anëtarësia e një partie,”- tha Bardhi.

Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se përjashtimi i deputetëve vjen vetëm me urdhër të Ramës.

"Absurde, e pabazuar, tërësisht në shkelje flagrante të rregullores, përjashtimi i disa deputetëve nga Edi Rama, sepse ua kam thënë dhe ua them prapë, aty është "Linda e parlamentit", është një automat që merr udhëzime vetëm nga Edi Rama, pa i paralajmëruar asnjëherë, pa asnjë masë paraprake. Direkt përjashtimi tregon edhe njëherë qëndrimin armiqësor të Edi Ramës ndaj opozitës. U diskutua gjerësisht kjo situatë, në të cilën opozita konstaton se qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës. Lulzim Brava, për të mos përdorur një term tjetër që të mos e lëshoj gojën, nuk bën gjë tjetër, veç se lexon mesazhet apo fletushkat e Taulant Ballës. Nuk ka asnjë lloj vlere, është një i keqpërdorur, por që gradualisht po kthjellohet çdo gjë, rreth një person që është i marrë peng në disa forma nga kjo qeveri,”- tha Berisha.

Të dy shpjeguan se gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së është diskutuar dhe për situatën në veri të Kosovës.

"U diskutua për Rezolutën mbi zhvillimet në Kosovë, një tekst shumë i mirë i përgatitur. Deri tani të dhënat se mazhoranca nuk pajtohet me problemin se duhet dënuar Serbia për atë që ndodhi në Kosovë, por në qoftë se kjo klauzolë nuk pranohet, atëherë ky parlament fare mirë mund të quhet parlamenti i Bjellorusisë të themi apo i një republike vasale të Rusisë. Kjo nuk mund të ndodhë! Ne kemi rezolutën tonë, kërkojmë të votohet rezoluta jonë dhe jua paraqesim shqiptarëve. Rezoluta që paraqet Grupi Parlamentar i PD-së është një rezolutë absolutisht në përputhje të plotë me qëndrimet e parlamentit të Kosovës, me qëndrimet e miqve të Kosovës. Pra, është një rezolutë shumë mirë e studiuar, po urojmë dhe shpresojmë që të mos mbeten skllevër të Vuçiçit, sepse ju e keni vënë re që emri i Vuçiçit nuk është përmendur ndonjëherë nga Edi Rama,”- tha Berisha.

 

Poll

MOS HUMB