
TIRANË- Partia Socialiste ka nisur me vrull fushatën elektorale për vitin 2025. Nesër, me përjashtim të Rexhë Byberit që ndodhet në "arrest shtëpie", kryeministri Edi Rama do të presë në Tiranë të gjithë kryebashkiakët socialiste. Bashkë me ta, në takim do të marrin pjesë edhe 15 drejtuesit politik të qarqeve të gjithë vendit.
Ky takim do të jetë organizativ, ku Rama do të japë porositë e tij për mënyrën sesi do të ndahen "punët" e fushatës mes drejtuesve politikë dhe të parëve të qyteteve të vendit. Takimi nesër do të mbahet në orën 14.00, në Pallatin e Kongreseve. Ndaj pritet që të nesër të mësojmë më shumë lidhur me porositë që Rama do të japë për socialistët. Deri më tani, kreu i qeverisë ka zhvilluar "retreat-e" me ministrat dhe drejtorët e administrës, e po ashtu edhe me grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Nga ajo që është mësuar nga mbledhjet, nga ekipi i Ramës socialistëve u kanë kërkuar që të fokusohen tek komunikimi dhe marrëdhënia me qytetarët./ZËRI