Politikë

"PD, mandate sa në '97", Berisha i përgjigjet Ramës: PS do marrë sa vota mori Ramiz Alia

Berisha në përgjigjen e tij për Ramën gjatë konferencës 'online' me gazetarët u shpreh se kreu i qeverisë do të marrë vota aq sa mori në vitin 1992 Ramiz Alia.

F.I
"PD, mandate sa në '97", Berisha i përgjigjet
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur kryeministrit Rama sa i takon rezultatit që deklaroi se do të marrë PD në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama bëri një parashikim për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm, ku u shpreh se se Partia Demokratike nuk do të marrë më shumë mandate se në vitin e mbrapsht 1997.

"Në zgjedhjet e ardhshme PD zor se do të marrë më shumë mandate se ne 1997, mbajeni shënim. I vetmi ndryshim është se atëherë e gjithë Shqipëria ishte në humnerën ku ra ajo parti, ndërsa këtë herë humnera është destinacion ekskluziv i vetëm asaj partie. Një destinacion i zgjedhur me vullnet të lirë për udhëheqësve udhëprerë të saj”, tha Rama.

Berisha në përgjigjen e tij për Ramën gjatë konferencës 'online' me gazetarët u shpreh se kreu i qeverisë do të marrë vota aq sa mori në vitin 1992 Ramiz Alia. Kryedemokrati u shpreh se në 1992, PS-ja para zgjedhjeve ishte 26 pikë sipas Gallupit, para Partisë Demokratike, prandaj dhe ne qëndrojmë për qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme

"Takimin e parë për rithemelimin unë ju thashë shqiptarëve se i kisha deklaruar Lulzim Bashës, më mirë qiri i fikur, se qiri i fëlliqur. Dhe ky është një parim i lashtë, por një parim që shpreh betejën e njeriut për dinjitet, dinjitet njerëzor dhe dinjitet kombëtar. Por një gjë dua të ju garantoj se shtylla më kryesore e sovraniteti të brendshëm të një vendi është ekzistenca e një opozite të pavarur, ose të varur në kushtetutë. Përsa i përket asaj që thoni, besoj se është e qartë si drita e diellit se një vend që arreston, mban në arrest shtëpie, pa akuzë, 9 muaj liderin e opozitës, kundërshtari i tij ka probleme të mëdha, ka frikë dhe tmerr prej tij, se nuk i fiton dot zgjedhjet dhe se me firmat e tij, fap, fap, fap e paf, paf, paf, ka kryer një zinxhir krimesh të mëdha, për të cilat nuk do të ketë amnisti. Pra gjithçka është politike. Ka marrë fund koha kur opozita shkonte pas berihajit, jo, opozita qëndron. Do të nisë betejën për qeveri teknike, në të drejtën më kushtetuese më ligjore të saj, për të rikthyer votën e lirë shqiptarëve. Të garantoj se në çdo zgjedhje të lirë, Edi Rama do të marrë ato që mori Ramiz Aliaj në vitin 1992 dhe asnjë votë më shumë. Në çdo zgjedhje të lirë. Mos besoni pollet, në të gjitha pollet në diktaturë, narkodiktatura, diktatori i ka në qiell treguesit. Në 1992, partia e krimit, PS-ja para zgjedhjeve ishte 26 pikë sipas Gallupit, para Partisë Demokratike, prandaj dhe ne qëndrojmë për qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme,"-u shpreh Berisha./ZËRI

Poll

MOS HUMB