Politikë

Dosja 'Partizani'/ Berisha: 500 faqe mashtrime! Duan të ma 'veshin' mua

Berisha publikoi dokumentin e firmosur nga Edi Rama në vitin 2008, për zonën e madhe, ndryshimin e destinacionit të kësaj zone nga zonë sportive në zonë urbane me shfrytëzim me intensitet të lartë.

F.I
Dosja 'Partizani'/ Berisha: 500 faqe mashtrime! Duan të ma
Sali Berisha

TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e zhvilluar 'online' me gazetarët ka reaguar në lidhje me dosjen e SPAK sa i përket aferës për privatizimin e kompleksit të klubit "Partizani". Sa i përket raportimeve nga dosja hetimore, Berisha i ka quajtur falsifikime, duke akuzuar për fshehje të dokumenteve zyrtare. Ai tha se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është mobilizuar me urdhër dhe porosi të Ramës, për të fajësuar Berishën. Kryedemokrati denoncoi para demokratëve se SPAK kërkon t’ia veshë fajin e 2013-ës, liderit të opozitës, edhe pse firma për ndryshimin e zonës nga sportive në zonë banimi, sipas tij, është e Edi Ramës. 

"Këta falsifikatorë dhe mashtrues shkruajnë se me datë 22.05.2006, pala pronare e përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi lidhi kontrate me kompaninë Kontakt ku kompania mori përsipër ndërrimin e destinacionit. Sipas Skapit, kjo u realizua nga miratimi në KRTRSH e Republikës 6 muaj më pas, më datën 21.11.2006 me firmën e Sali Berishës. Por çfarë fshehin këto qenie mjerane për vitin 2006, që janë të gatshëm të pështyjnë mbi surratin e vet? FSHEHIN dokumentin zyrtar që fakton se ky ndryshim destinacioni ishte vendosur me 12.05.2006 me vendim të Këshillit Teknik të KRRT, i cili përbëhej nga 10 drejtorë të Edi Ramës dhe ajo që ishte më e veçanta e këtij vendi, ishte se ai është marrë pas asnjë kërkese të pronarëve të tokës dhe të institucioneve që administronin klubin Partizani. Ky vendim është marrë 10 ditë përpara se pronaret e tokës të lidhnin kontratë me kompaninë e ndërtimit. Mbi bazën e këtij ndryshimi destinacioni, Edi Rama përmes Këshillit Teknik të Bashkisë përcaktonte se cila çështje hynte në rendin e ditës të KRRT. Pra, destinacionin e ndryshoi Edi Rama me datën 12.5.2006 në Këshillin Tektik të Bashkisë së Tiranës dhe pastaj 10 ditë më vonë në Këshillin e Rregullimit të Territorit, të kryesuar jo nga Sali Berisha, por nga Edi Rama."-shprehet Berisha.

Dosja 'Partizani'/ Berisha: 500 faqe mashtrime! Duan të ma
DOKUMENTI
Dosja 'Partizani'/ Berisha: 500 faqe mashtrime! Duan të ma
DOKUMENTI
Dosja 'Partizani'/ Berisha: 500 faqe mashtrime! Duan të ma
DOKUMENTI
Dosja 'Partizani'/ Berisha: 500 faqe mashtrime! Duan të ma
HARTA

FJALA E PLOTE:

Mercenarët e prokurorisë politike private të Edi Ramës, në mungesë të plotë të veprës penale, faktit penal, për të mbuluar krimet e veta dhe të padronit të tyre, Edi Rama, që fshehin në piramidën e tyre të mashtrimit, padinë e tyre politike në 500 faqe të saj, e bazojnë fund e krye në mashtrime, manipulime, falsifikime dhe fshehje të dokumenteve zyrtare dhe përpjekje për të rrëzuar ligjet me dëshmitarë të rreme, shpalljen e bamirësisë, sevapit, vepër penale dhe po kështu shpalljen ryshfet të marrë nga Sali Berisha sipas tyre, sponsorizimin nga Fatmir Bektashi të Ministrisë së Kulturës për udhëtimin e dy këngëtarëve.

Sot jam këtu për të faktuar me dokumente se si mercenaret e SPAK-ut pasi nuk kanë gjetur asnjë shkelje të vetme ligjore dhe asnjë dokument të firmosur nga Sali Berisha në dhjetëra e dhjetëra dokumente të procesit të njohjes, kthimit dhe parablerjes nga pronarët legjitimë të pronës në klubin Partizani, pasi nuk kanë gjetur asnjë dëshmitar që të pohojë se Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë bërë ndërhyrjen më të vogël në këtë proces, dhe për të mbrojtur Edi Ramen nga një abuzim i padëgjuar, kanë bërë në piramidën e tyre të mashtrimit, atë që nuk mund ta imagjinojë njeri.

Këto qenie të shpifura shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën, duke dëshmuar me këtë metamorfozën e tyre, më të cilën janë denatyruar, shndërruar në qenie mjerane dhe kthyer në leckën ku fshin këmbët e pista Edi Rama, unë ju ftoj të lexoni për këtë mashtrim të tyre faqet 5 dhe 6 të akuzës të piramidës së tyre të mashtrimit lidhur me ndryshimin e destinacionit të zonës sportive në zonë banimi.

Në këtë piramidë ata shkruajnë: Ndryshimi i destinacionit të zonës sportive në zonë banimi. Kërkesat e shtetasit Fatmir Bektashi për objektivat që kërkon të arrijë nëpërmjet pushtetit të shtetasit Sali Berisha, e konkretisht ndryshimi i destinacionit të zonës sportive në zonë banimi, përkundrejt përfitimit që ai do të japë si ryshfet mitë, lexohen në aktet e lidhura me shtetasin Jamarbër Malltezi.

Më poshtë, këta falsifikatorë dhe mashtrues shkruajnë se me datë 22.05.2006, pala pronare e përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi lidhi kontrate me kompaninë Kontakt ku kompania mori përsipër ndërrimin e destinacionit. Sipas Skapit, kjo u realizua nga miratimi në KRTRSH e Republikës 6 muaj më pas, më datën 21.11.2006 me firmën e Sali Berishës. Por çfarë fshehin këto qenie mjerane për vitin 2006, që janë të gatshëm të pështyjnë mbi surratin e vet?

Ata fshehin:

1. Qeniet mjerane të denatyruara nga krimi, Dumani i pyetjes 1 milion, Kraja i policisë sekret hoxhiste, vilave dhe ndërtimeve, Melonai, ndrikulla e bandës së Elbasanit, FSHEHIN dokumentin zyrtar që e kanë në dosje, në të cilin del se jo Sali Berisha, por është Edi Rama që ndryshoi destinacionin e zonës nga zonë sportive ne zone urbane ndërtimi 5 muaj më herët nga sa pretendon Skapi i partisë, konkretisht me datë 08.06.2006 dhe ky është dokumenti numër 1. Ky është vendimi i KRRT-së me firmën e Edi Ramës, të cilin skapistët e paraqesin si vendim të Sali Berishës, në të cilin në datën është ndryshuar destinacioni nga zonë sportive në zonë ndërtimi.

2. FSHEHIN dokumentin zyrtar që fakton se ky ndryshim destinacioni ishte vendosur me 12.05.2006 me vendim të Këshillit Teknik të KRRT, i cili përbëhej nga 10 drejtorë të Edi Ramës dhe ajo që ishte më e veçanta e këtij vendi, ishte se ai është marrë pas asnjë kërkese të pronarëve të tokës dhe të institucioneve që administronin klubin Partizani. Ky vendim është marrë 10 ditë përpara se pronaret e tokës të lidhnin kontratë me kompaninë e ndërtimit.

Mbi bazën e këtij ndryshimi destinacioni, Edi Rama përmes Këshillit Teknik të Bashkisë përcaktonte se cila çështje hynte në rendin e ditës të KRRT. Pra, destinacionin e ndryshoi Edi Rama me datën 12.5.2006 në Këshillin Tektik të Bashkisë së Tiranës dhe pastaj 10 ditë më vonë në Këshillin e Rregullimit të Territorit, të kryesuar jo nga Sali Berisha, por nga Edi Rama.

Me këtë rast ftoj çdo shqiptar, çdo qytetar, pavarësisht nga bindjet e tij politike, të shtrojmë disa pyetje. Së pari, çfarë e detyroi Edi Ramën të ndryshojë destinacionin nga zonë sportive në zonë urbane, pa asnjë kërkesë nga pronarët, por dhe pa asnjë kërkesë apo miratim paraprak të institucioneve që administronin dhe kishin në inventar zonën. Kurrë një kryetar bashkie nuk mund të merrte një vendim të tillë duke shkelur çdo ligji te vendit.

Prapa këtij akti të pashembullt qëndrojnë interesa mafioze plaçkitëse të Edi Rames dhe rrethit të tij fare të ngushtë. Tani ju ftoj, lidhur me këtë, të shtrojmë pyetjen tjetër? A duhej pyetur, për llogari dhe leverdi të kujt vendos ndryshimin e destinacionit nga zonës sportive në zonë urbane Edi Rama, pa miratimin e institucioneve shtetërorë që kishin në administrim apo në inventar këtë zonë?

Për llogari dhe leverdi të kujt vendosi Edi Rama të ndryshojë destinacionin e zonës pa asnjë kërkesë nga pronarët? Çfarë halli i madh i shtyn mjeranët si Dumani i pyetjes 1 milionëshe, ndërtimtarin Kraja, ndrikullën e bandës së Elbasanit, Millonai të gënjejnë kaq trashë, të poshtërohen dhe të fshehin dokumente zyrtare që tregojnë të kundërtën e atyre që ata shkruajnë?

Edi Rama solli 6 muaj pas miratimit në KRRT, solli në KRTRSH për për të miratuar ex-lege këtë projekt me shumë të tjera! Shtoj këtu se Kushtetuta dhe Karta e Autonomisë Rajonale dhe lokale të Kongresit te Autoriteteve Vendore të Këshillit të Europës nuk lejoi ndërhyrjen e KRTRSH në vendimet e KRRT. Ndërhyrja e bërë për nyjën e Zogut të Zi, kishte skaduar aktin normativ. Një muaj pas firmosje të këtij projekti të sjellë nga Edi Rama, Gjykata Kushtetuese ndaloi çdo ndërhyrje të ekzekutivit në kompetencat urbanistike të qeverive vendore.

Shtoj këtu se Edi Rama miratoi lejen e sheshit të ndërtimit me vendimin e KRRT nr. 136 date 29.12.2007. Më tej, mercenarët skapistë shkruajnë se zoti Bektashi në kontratat me familjet pronare në vitet 2007 dhe 2008, mori përsipër ndryshimin e destinacionit të gjithë zonës së madhe dhe se këtë e realizoi Berisha, dëgjojeni mirë, në vitin 2013! Pra, Berisha e realizoi 6 vjet më vonë!

Njerëz, të cilëve lidhjet me krimin u kanë zhdukur çdo grimcë dinjiteti njerëzor, mund të shkruajnë një gjë të tillë. Sepse këta kanë pasur në dosje dhe e kanë cituar vendimin e dhjetorit të vitit 2006, i cili nuk lejonte në mënyrë kategorike ndërhyrjen e qeverisë në asnjë nga projektet e qeverive vendore.

Gjykata, për hir të së vërtetës, në përputhje me Kushtetutën, vendoste se kjo çështje i përket vetëm gjykatave dhe jo ekzekutivit. Ja këtu tek kemi dokumentin e firmosur nga Edi Rama në vitin 2008, për zonën e madhe, ndryshimin e destinacionit të kësaj zone nga zonë sportive në zonë urbane me shfrytëzim me intensitet të lartë.

Ja ku i keni firmat e 12 drejtorëve të Edi Ramës në vitin 2008, për ndryshimin e destinacionit të kësaj zone. Miratimin e studimit të studios zvicerane UrbaPlan. Ja ku keni edhe hartën, e cila ka firmën jo të Sali Berishës, por të Edi Ramës. Pra, po të hapim aty keni zonën U12, e cila është zona që i ndryshohet destinacioni, zona e madhe. Kështu që, në mënyrë që Altin Dumani, autori i pyetjes 1 milionëshe, që amniston vrasjet, i denoncuari Ymer Lala nga dëshmitari i drejtësisë, Altin Dumani nuk guxon…

Këta monstra të fëmijëve tanë, që kanë shndërruar Skapin, që kanë ndezur në Skap një luftë të egër çnjerëzore ndaj njëri-tjetrit, që kalojnë nga institicioni në institucion si hiena, me dokumente zyrtare të palejueshmne, me regjistrime telefonash, etj, për t’i mobilizuar në favor të vendimeve apo qëndrimeve të tyre, këta nuk kanë Kushtetutë, nuk kanë moral, ndaj dhe zbatojnë verbërisht porositë e Edi Ramës.

Por jo vetëm të Edi Ramës, por edhe të diplomatëve të korruptuar, McGonigalë me fustan dhe pantallona, të cilët shqiptarët tashmë i njohin mirë. Ata nuk guxojnë për shkak të metamorfozës që kanë pësuar, t’i bëjnë një pyetje të vetme Edi Ramës. Të marrin në ndjekje penale Edi Ramën për vendimet e tij në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.

Por mendojnë se mund t’i shesin si të vërteta mashtrimet e tyre në piramidën e turpit që kanë paraqitur kundër Sali Berishës. Të dashur miq, unë paraqita para jush sot këtë aspekt që është njëri nga më flagrantët. Por natyrisht me ju dhe poara jush do të shemb të gjithë piramidën e mashtrimit dhe të nxjerr siç është fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe mercenarëve të tij të drejtësisë së re, të drejtësisë së Xhorxh Sorosit në Skapin e partisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB