Politikë

E bija i pagoi shpenzimet shëndetësore/ Berisha: Kemi solidaritet, i thashë merri nga kursimet e mia, por s'më dëgjoi

Sali Berisha tha se e kishte udhëzuar të bijën që të merrte paratë nga kursimet e tij dhe të bashkëshortes, Liri Berisha, por fëmijët nuk e kishin dëgjuar.

k.m.
E bija i pagoi shpenzimet shëndetësore/ Berisha: Kemi solidaritet, i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpjeguar se përse e bija, Argita, i kishte paguar shpenzimet shëndetësore. Në fjalën e tij, në një konferencë 'online' me gazetarët, Berisha tha se e kishte udhëzuar të bijën që të merrte paratë nga kursimet e tij dhe të bashkëshortes, Liri Berisha, por fëmijët nuk e kishin dëgjuar. Sipas tij, ky akt është bërë në emër të solidaritetit familjar, të cilën e quan një vlerë të të gjithë familjeve shqiptare. 

"Lidhur me shpenzimet shëndetësore. Dua të rrëfej një sekret, Argita ka marrë një porosi nga unë; këto shpenzime do i marrësh nga kursimet e mia. ajo nuk e ka zbatuar këtë porosi. Ajo ka vendosur që këto shpenzime t'i përballojë me kursimet e saj. Dhe i jam shumë mirënjohës për këtë. Asaj, Abit dhe cilitdo që ka kontribuuar. Jemi familje me solidaritet të madh familjar, si çdo familje shqiptare. Pagesa për avoketërit, ato janë pagesa të cilat janë bërë ashtu si thua ti. Po janë që të gjitha hua të 4 personave që janë në procesin e shpalljes "non grata" nga lobimi korruptiv i Edi Ramës dhe George Sorros. Lidhur me ndonjë transfertë që ka bërë Jamarbër Malltezi me porosi të Argitës që nuk kanë qenë në Shqipëri, ata e kanë zgjidhur problemin fill mbrapa. Pra nuk ka në mënyrë absolute asnjë shkelje ligjore. Ata që mendojnë se është ryshfet solidaritet familjar, ata nuk kanë familje. Ata mund të jenë prindër, por prindër nuk janë. E rëndësishme është nga vijnë këto para, i kanë të deklaruara në ILDKP,"-tha Berisha./ZËRI

Poll

MOS HUMB