Politikë

Përjashtimi i deputetëve/ PD i 'mësyn' në zyrë Gjylametit, Berisha: S'ka paqe

Sipas Berishës vendimi është antikushtetues, ndërsa shtoi se opozita i ka gati skenarët për ditët në vijim, por duke mos zbuluar më shumë. 

E.K
Përjashtimi i deputetëve/ PD i 'mësyn' në
Sali Berisha, debati në zyrat e Kuvendit

TIRANË-"Nuk ka më paqe", ky ishte paralajmërimi i fortë i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha nga ambientet e Kuvendit ku deputetët e PD, "mësyn" në zyrën e deputetes socialiste Blerina Gjylameti për të penguar vendimin e Komisoionit të Etikës për përjashtimin e deputetëve demokratë (Gazment Bardhi, Edi Paloka, Flamur Noka, Bledjon Nallbati, Albana Vokshi, Samir Korreshi dhe Lefter Gështenja) pas situatës së një dite më parë në senacën plenare.

Sipas Berishës vendimi është antikushtetues, ndërsa shtoi se opozita i ka gati skenarët për ditët në vijim, por duke mos zbuluar më shumë. 

Sali Berisha: Rama ka tmerr nga kontrolli, komisioni McGonigali do të ngrihet. Ky është parlamenti shpellë Po jepnin argumente se ky vendim ishte i paligjshëm, i pabazuar në rregullore dhe ishte në shkelje të të drejtave të parlamentarëve të opozitës. Ata një e dy, morën çfarë kishin dhe ikën, shkuan se ku, nuk mund të themi, por u zhdukën. Pra, parlamenti me zhdukje, me klandesinë. Me vendime të tilla krejtësisht të paligjshme sepse rregullorja përcakton qartë, deputeti ndaj të cilit merret masa, duhet të thirret dhe të dëgjohet.

Pyetje: Ju ishit më shumë deputetë...

Sali Berisha: Aty mund të shkojnë të gjithë deputetët. Në çdo komision janë të lejuar të marrin pjesë, ne ishim të ulur si audiencë, kurse aty në tavolinën qendrore ishin deputetët të cilët Edi Rama kishte njoftuar përjashtimin e tyre. Pra nuk kishte asnjë shkelje rregullore nga ana e deputetëve të opozitës. Përkundrazi, Edi Rama e di, që ne nuk i ndahemi, e ka të qartë që ne nuk i ndahemi pa rikthimin e të drejtave tona kushtetuese. Ai ka tmerr nga kontrollet e opozitës. Unë u them ju se, Edi Rama në mënyrë absolute nuk do të mund të pengojë komisionin McGonigal. Dua ta dini ju se është pyetur nga FBI, dy orë në aeroportin e Nju Jorkut, kurse këtu kërkon që shqiptarët të mos marrin vesh asgjë. Do ti marrin vesh që të gjitha. Do të marrin vesh që të gjithë aktet e pasurimit të tij si mamuth, të paligjshëm. Do të marrin vesh të gjithë mekanizmat për dhunimin e votës dhe blerjen e saj. Ne qëndrojmë dhe nuk tërhiqemi. Sot ky ishte një moment i betejës tonë, por kjo betejë nuk ka të ndalur.

Pyetje: Z. Berisha, Nallbati është gjithashtu anëtar i sekretariatit për Etikën në parlament. Ai mund ta shfrytëzonte rastin të fliste qetësisht në parlament.

Sali Berisha: Çfarë ndodhi. Ndodhi që ajo mori shkresat dhe iku, tha e kam marrë vendimin tha.

Pyetje: E kishte marrë pa qenë deputetët...

Sali Berisha: Absolutisht. Kështu tha vetë, është e regjistruar. Unë tha e kam marrë vendimin, iku. I erdhën edhe anëtarët e tjerë të komisionit dhe shkuan se ku u ndrynë në një zyrë për të firmosur vendimin. Ja pra ky është parlamenti shpellë.

Pyetje: Z. Berisha, pavarësisht protestës tuaj në Kuvend ditën e sotme, ata do marrin vendimin. Ku ju bëni një betejë dhe rezultati nuk është ajo që kërkoni dhe pretendoni...

Sali Berisha: Ata marrin vendimin, por të jeni të sigurtë se ne do ta arrijmë rezultatin.

Pyetje: Të enjten si do të veproni në seancë. Deputetët e përjashtuar do të shkojnë në parlament...

Sali Berisha: Gjithçka do të vendoset nga grupi, do të mblidhemi, por ne vendimin nuk e njohim. Nuk njohim vendime të paligjshme. Por ju e patë vetë, janë të filmuar.

Pyetje: A keni një skenar tjetër përveç atij që shfaqet dje në seancën plenare.

Sali Berisha: Ka shumë skenare.

Pyetje: A mund të na thoni?

Sali Berisha: Jo. Sepse siç e shef ti, kjo është një betejë që zhvillohet nga një grup deputetësh për herë të parë në historinë e demokracisë shqiptare në këtë formë.

Në fund Etika vendosi përjashtimin me 10 ditë të Gazment Bardhit, Edi Palokës, Albana Vokshit, Bledjon Nallbatit  dhe Flamur Nokës. Ndërsa Saimir Korrshi do jetë 3 ditë larg punimeve të Kuvendit. Ndërkohë për Lefter Gështenjën nuk u mor asnjë masë disiplinore. 

Debati brenda zyrave të Kuvendit:

Sali Berisha: Nuk ka paqe deri në kthimin e të drejtave kushtutesëve të deputetëve. Përjashohen deputetët pa u dëgjuar.

Blerina Gjylameti: Është zyra ime kam përgjegjësi unë... Ma jep dorën.

Sali Berisha: Kush është ajo? E solli bodyguardin. Pastor duhet t'i dëgjoni njerëzit. Jo nuk dëgjuat gjë fare.

Blerina Gjylameti: Kam edhe një zyrë tjetër hajde atje.

Flamur Noka: Si moj merret vendimi? Çfarë je ti?

Dashnor Sula: Qetësohuni të gjithë.

Klotilda Bushka: Do të qetësohesh ti? Po ti e fillove? Unë jam duke bërë detyrën time. Ti po zbaton urdhërat. E kena nda mendjen, nuk kemi muhabet tani se jemi lodhur.

Albana Vokshi: Thotë e kam marrë vendimin. Nuk ta lejon rregullorja. Nuk e bën dot pa neve, nuk ta lejon rregullorja. Nuk është shaka, po kërkojmë të drejtat tona. Vazhdo. Vazhdo mbledhjen.

Edmond Spaho: Tërhiquni dhe pranoni kushtet tona. Krijoni komisionet zgjedhore. Po ne na plasi shpirti kemi 2 vjet. Po ne çfarë jemi mo. Edhe zgërdhihesh (i thotë Shalsit)

Albana Vokshi: O Shals të janë ulur pikët tek Rama nuk i ngren dot.

Si nisi përplajsa:

Mbledhja e Komisionit të Etikës këtë të martë nisi me tensione mes maxhorancës dhe opozitës., Deputetë që pritej të përjashtoheshin kundërshtonin vendimin e të majtëve duke u përplasur verbalisht me deputeten Klotilda Bushka. 

Në momentin që debati eskaloi, deputetë e maxhorancës u tërhoqën nga salla e mbledhjes dhe u spostuan në zyrat e Kryesisë së Kuvendit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB