Politikë

Opozita gati për aksion, por s'kanë caktuar formën/ Bardhi&Berisha: Do e shikoni!

Pas mbledhjes, e cila nuk zgjati më shumë se 1 orë, Sali Berisha tha tashmë protestën do ta bëjnë të zgjedhurit e qytetarëve. Fjalët e tij i mbështeti edhe kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi.

k.m.
Opozita gati për aksion, por s'kanë caktuar formën/
Gazment Bardhi dhe Sali Berisha

TIRANË- Opozita parlajmëron aksion! Por forma ende nuk është caktuar. Pas mbledhjes së sotme, grupi i deputetëve të opozitës i kryesuar nga Gazment Bardhi dhe Sali Berisha janë mbledhur në Kryesinë e Kuvendit. Pas mbledhjes, e cila nuk zgjati më shumë se 1 orë, Sali Berisha tha tashmë protestën do ta bëjnë të zgjedhurit e qytetarëve, por kur u pyet për skenarin e grevë urie, kryedemokrati  la të kuptohet se diçka e ngjashme do të ndodhte.

"Ju do ti shikoni. Ju ndiqeni këtë protestë, nuk mund të ndalet. Nuk ka mjet me të cilin ai do ta shuajë këtë protestë,"-tha Sali Berisha

Me të njëjtin qëndrim të ashpër, njëjtë si Berisha, ishte edhe kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi. Në fjalën e tij, Bardhi theksoi se: Jemi të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë! Nuk njohim përjashtime arbitrare, janë një tjetër hap për t’i mohuar të drejtat deputetëve të opozitës, shenjë arrogance. Të heqin dorë nga aktet e provokimit të opozitës. Po na nxisin drejt akteve ekstreme. 

Mesa duket opozita, po shqyrton mundësinë e grevës së urisë. Pasi edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në konferencën e tij për shtyp thotë se do të jenë në një linjë me opozitën për rikthimin e vendit në shinat Kushtetuese. Ndërkohë, Meta u pyet edhe për deklaratën e Berishës, që nuk përjashtoi as grevën e urisë.

“Mendoj që ka qenë një grevë urie që i dha një goditje të fortë sistemit. Ne do të jemi në bashkëpunim, në koordinim me PD, dhe faktorët e tjerë që duan një opozitë të fortë, në kontribut të rivendosjes së llogaridhënies. Për këtë gjë do të bëjmë gjithçka që është e domosdoshme. Ju doni të më përçani me Berishën? Secili ka stilin e vetë. Nuk mbaj qëndrim në bllok. Nuk mund të them që të gjithë ata atje janë ushtarë të Engjëll Agaçit,”- pohoi ai.

Mesa duket, aksioni është vendosur, por forma e tij, ende jo! Të paktën, jo publikisht!

FJALA E BERISHËS:

Sali Berisha: U diskutua gjerësisht se si ti përgjigjemi dhëmbë për dhëmb, përpjekjeve të Edi Ramës për të vazhduar me mohimin e të drejtave Kushtetuese të deputetëve në parlament. Së pari, dënon çdo provokim që bëhet në kohën që ne jemi në protestë në parlament. Unë ju kërkoj deputetëve socialistë mos merrni rolin e provokatorit. Nëse ne protestojmë për të drejtat kushtetuese të deputetit, minimumi është të respektoni protestën. Të mos ndodhë si dje, ne protestonim dhe ata merrnin fjalën se si e si, të zhurmonin protestën tonë. Kjo situatë i turpëron ata. Ne po protestojmë për problemet më të drejta për ekzistencën e parlamentit dhe pluralizmit. Kjo është thirrja ime për ta. Përgjigja, ju do ta ndiqni sepse asgjë sekret nuk kemi ne, dhe do të jetë publike. Edi Rama, po ua them unë ju, ka zgjedhur taktikë që të mbyllë parlamentin, në mënyrë që ta bëjë të paqenë parlamentin. Do të ketë një datë në datën 2 nëntor dhe seancën tjetër e ka vendosur për ta bërë në datën 22. Ne nuk pranojmë asnjë praktikë të tillë, ne vazhdojmë betejën. Ne si parlamentar jemi të betuar që do të rivendosim të drejtat tona Kushtetuese. Jo me dhunë. Dhunën e filloi ai tjetri, i cili për të thyer protestën tonë, iu nënshtrua kryetares, çfarë kryetare, se nuk është kryetare ajo, të parlamentit, që e mbushi me gardistë parlamentin dhe kërkonte tu kundërvihej protestës tonë, duke ja dhënë fjalën këtij dhe ati. Z. Sina nuk mund të merrte fjalën, në një kohë kur e tërë opozita ishte në protestë. Të tjera u ekzagjeruan nga mediat, sepse unë kam qenë aty, dhe ai nuk u godit. Ti marrim me radhë pak, ai nuk u godit. Pati përplasje fizike se ai u sul drejt tij, ky jo vetëm që e shkeli njëherë, moralisht e ligjërisht. Ne në protestë, ky mori fjalën për të prishur protestën. Ky nuk është polic aty, por deputet dhe nuk mund të prishë protestën.

Pyetje: Çfarë duhet të bëjnë deputetët e mazhorancës përballë bllokimit të njëpasnjëshëm?

Sali Berisha: Ne pse po e bllokojmë. Deputetët e mazhorancës duhet të vendosin të respektojnë të drejtat e opozitës në parlament, nëse duan që parlamenti të funksionojë. Kaq e thjeshtë është. Unë isha aty. Ai jo vetëm që e shkeli moralisht, ne në protestë, ai mori fjalën të na priste protestën. Nuk mund të prishte protestën e opozitës. Edi Rama është i frikësuar shumë. Ai lëviz me bataljonë policësh dhe ushtarësh mbrapa, por nuk më intereson kjo. Sot PS ka kërkuar përjashtimin e 7 deputetëve? Qenkan 8 Komisione Hetimore të mohuara, por nuk mund të ketë. Ne jemi deputetë të opozitës që po shihni ju, kemi garanci dhe kemi zgjedhur me ndërgjegjie të plotë që të jemi ne në protestë.

Pyetje: Ju thoni se do të vijoni betejën dhe do të protestoni në parlament, Rama nga ana tjetër refuzon të përballet me opozitën. Si i shikoni këto refuzim që Rama u bën në seancat parlamentare.

Sali Berisha: Rama ka një tmerr këto kohë, është i tmerruar, i frikësuar shumë. Po ta shikoni ju, ai lëviz me batalione policësh dhe ushtarësh mbrapa. Por këto janë punët e tij, nuk më intereson mua seç ka ai. Mua më intereson se ne jemi të vendosur, absolutisht deputetët e opozitës janë të vendosur të shkojnë gjer në qëndresën ekstreme për të rifituar të drejtat e tyre kushtetuese.

Pyetje: Ditën e sotme grupi parlamentar i PS-së ka kërkuar përjashtimin e 7 deputetëve. A do ti njihni këto vendime.

Sali Berisha: Ky është një vendim i urdhëruar nga Edi Rama, i turpshëm dhe do të marrë përgjigje. Çdo vendim i tyre që nuk përfill protestën e drejtë të deputetëve të opozitës do të marrë përgjigje prej tyre. Ju ftoj të jeni aty në 3.30.

Pyetje: Z. Berisha, kur thoni protestë ekstreme, është grevë urie?

Sali Berisha: Ju do ti shikoni. Ju ndiqeni këtë protestë, nuk mund të ndalet. Nuk ka mjet me të cilin ai do ta shuajë këtë protestë.

PRONONCIMI I GAZMENT BARDHIT: 

Bardhi: Kemi marrë vendim që do të shkojmë në mbledhjen e Sekretariatit. është shenjë arrogance ndaj deputetëve të opozitës. I përsëris që të heqin dorë ndaj opozitës. Ata kanë detyrën si maxhorancë, do të thotë të kesh mohuar një shtet demokratik.

Deputetët e Lulzim Bashës dje u distancuan nga dhuna...?

Bardhi: Problem i madh...

Keni menduar një skenar tjetër, futjen në një grevë urie?

BardhiNëse mendojnë se do i shuajnë të drejtat e opozitës me përjashtime i kanë bërë llogaritë gabim. Koleget do jenë në mbledhje. Ndryshe nga hera tjerët kur nuk u njoftuan na njoftuan një orë përpara, por kemi marr vendimin që të shkojmë në mbledhjen e sekretariatit. Përjashtimet arbitrare të qeverisë janë një shenj arrogance ndaj deputetëve, dhe u them të heqin dore nga aktet e provokimit të opozitës. Ti mohosh opozitës të drejtën të ushtrojnë të drejtat e tyre Edi Rama ka vërtetuar që jemi në një sistem një partiak. Çdo provokimi do i përgjigjemi me mjete demokratike. Jemi të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë. Nuk jemi të gatshëm që mandatet t'ja dhurojmë Edi Ramës. I kemi fituar nga qytetarët e ndershëm. Kolegët e PS janë në sallë për të mbrojtur aferat korruptive. Janë në atë sallë për të fshehur miliona euro. Ne jemi për të mbrojtur interesin publik. Do e merrni vesh aksionin tonë hap pas hapi. Ne nuk kemi lejuar që një javë para kësaj seance zhvillimin e seancave plenare. Unë i sugjeroj kolegut Sinaj të mos merret me hallet e kolegëve të opozitës po të shohi të vetat. Sa të mbaroj takimin do vazhgojmë me mbledhjen përkatëse. Përbërja e reformës zgjedhore ka qenë dhe mbetet prioritet dhe duhet që mazhoranca duhet të heq dorë nga diktimi i përfaqësuesve të PD-së. Edhe dje, Çuçi gënjeu se propozimi i emrave të anëtarëve të komisionit përfshirë dhe bashkëkryetarin, është çështje e partive politike. Kam këtu shkresën sesi janë caktuar anëtarët aktualë.

Opozita gati për aksion, por s'kanë caktuar formën/

Këtu thuhet; “Zonja kryetare e Kuvendit, gjeni në vijim propozimet e Grupit Parlamentar të PD për përbërjen e komisioneve të posaçme parlamentare, një komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore dhe janë 9 anëtarët”. Kjo është procedura paralmentare sesi plotësohen vakancat. Është çështje e deputetëve.

/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB