
TIRANË-Ish-kryeministri Pandeli Majko i është përgjigjur këtë të martë deklaratave të bëra nga vajza e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Argita Malltezi një ditë më parë, se procesi i privatizimit të klubit "Partizani" ka nisur në kohën që vendi drejtohej nga socialistët me kryeministër Fatos Nanos.
Majko, i cili në atë periudhë mbante postin e ministrit të Mbrojtjes shprehet se ka qenë kundër privatizmit por këtë se ka të dokumentuar me shkresa pasi e ka poihuar vetëm gojarisht.
"E vërteta është se kam kundërshtuar (jo me shkresë), që të angazhohesha për privatizimin e Klubit “Partizani”. Vec arsyeve të tjera (doja që Klubi të ishte në pronësinë e ministrisë përgjegjëse për sportet), gojarisht kam komunikuar me kolegët, se nuk mund të bëhej një akt i tillë pasi Partia Socialiste sapo kishte humbur zgjedhjet politike të vitit 2005. Ishim në një fazë tranzicioni, të ndryshim qeverisjes. Para zgjedhjeve, si ministër i mbrojtes, kisha nxjerrë një urdhër që ndalonte cdo akt apo kontratë të rëndësishme të përmbyllej në atë periudhë zgjedhjesh politike. Mirëkuptoj çdo lapsus, por në cdo rast dëshiroj të sqaroj, se pavarësisht kundërshtimit tim, procesi (në tentativë) i nisur në qeverisjen socialiste nuk vinte në diskutim ekzistencën e Klubit “Partizani” por kalimin e menaxhimit tek sponsori i Klubit! Ky Klub kishte peshën e Juventusit apo Realit të Madridit në historinë e futbollit shqiptar! Ai ishte pjesë e kujtesës kolektive që na bën këta që jemi", shkruan Majko.
REAGIMI I PANDELI MAJKOS:
EDHE PER PARTIZANIN E PANAJOT PANOS
Nga media po shoh komente kontradiktore lidhur me faktin se procesi i privatizimit të Klubit “Partizani” ka filluar në periudhën e qeverisjes së Partisë Socialiste.
Dje, për këtë cështje është aluduar se jam angazhuar zyrtarisht (me shkresa), në këtë cështje si ministër i mbrojtjes i qeverisjes socialiste, deri në vitin 2005.
Ndërkaq, para disa ditësh, pasardhësi im, si ministër në qeverisjen e PD, zoti Mediu, ka deklaruar se “indicja” e privatizimit të Klubit “Partizani” ka filluar pasi ai është detyruar të kthejë një përgjigje të pakthyer nga ana ime, ndaj zotit Angjeli që u zëvendësua nga zoti Genc Ruli…
Tani, ose njëra, ose tjetra, janë të vërteta! Të dyja nuk shkojnë bashkë!
E vërteta është se kam kundërshtuar (jo me shkresë), që të angazhohesha për privatizimin e Klubit “Partizani”. Vec arsyeve të tjera (doja që Klubi të ishte në pronësinë e ministrisë përgjegjëse për sportet), gojarisht kam komunikuar me kolegët, se nuk mund të bëhej një akt i tillë pasi Partia Socialiste sapo kishte humbur zgjedhjet politike të vitit 2005. Ishim në një fazë tranzicioni, të ndryshim qeverisjes. Para zgjedhjeve, si ministër i mbrojtes, kisha nxjerrë një urdhër që ndalonte cdo akt apo kontratë të rëndësishme të përmbyllej në atë periudhë zgjedhjesh politike.
Mirëkuptoj cdo lapsus, por në cdo rast dëshiroj të sqaroj, se pavarësisht kundërshtimit tim, procesi (në tentativë) i nisur në qeverisjen socialiste nuk vinte në diskutim ekzistencën e Klubit “Partizani” por kalimin e menaxhimit tek sponsori i Klubit! Ky Klub kishte peshën e Juventusit apo Realit të Madridit në historinë e futbollit shqiptar! Ai ishte pjesë e kujtesës kolektive që na bën këta që jemi!
Panajot Pano dhe brezi i tij, po të ishte gjallë nuk do na e falte shkatërrimin Klubit “Partizani”, i cili ishte një pasuri publike dhe pjesë e historisë së Shqipërisë. Ky klub sportiv, sot ekziston vec falë insjativës private.
Panajot Panos dhe shokëve të tij, ja kemi borxh ndjesën. Ata lanë pas një histori që vlen të kujtohet për “pronarët” e futbollit shqiptar.
Ju prishën fushën, ku u bënë ata që ishin! Edhe nga fotot bardh e zi, na buzëqeshin për të na kujtuar se…historia nuk është vec pallat! Sigurisht!
Çfarë tha një natë më parë Argita Malltezi?
E ftuar në "Top Story", Argita Malltezi tha se procesi i privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani ka nisur në kohën e qeverisë socialiste me kryeministëer Fatros Nanon, ministër të Mbrojtjes Pandeli Majkon dhe ministër të Sportit Blendi Klosi.
Sipas Malltezit, ministri Anastas Angjeli i dërgoi kërkesë zyrtare për fillimin e procedurave të privatizimit të klubit Partizani ministrit të Mbrojtjes, Pandeli Majko dhe ministrit të Sporteve, Blendi Klosi.
Argita Malltezi: Shkresa numër 4533 datë 21.07.2005 i zotit Vangjeli dërgon kërkesë zyrtare për fillimin e procedurave të privatizimit të klubit Partizani ministrit të Mbrojtjes Pandeli Majko, ministrit të Sporteve Blendi Klosi. Këta i përgjigjen në 22 korrik një ditë më pas me shkresat përkatëse, janë të gjitha të cituara. Që në 2003 klubi Partizani ka dalë nga skema e përhapjes. Unë nuk jam eksperte, por skema e përhapjes nuk do të thotë që janë të gjitha pronat e ushtrisë në Shqipëri, janë ndoshta pikat ku përhapet ushtria, është i kufizuar si nocion. Nuk përfshihen të gjitha pronat e ushtrisë, për shembull, aktualisht lista e pronave të ushtrisë që prvatizohet ka 600 objekte, këto objekte janë jashtë skemës së përhapjes. Sali Berisha nuk ka infuencuar në kthimin e pronës, nuk ka influencuar në nxjerrjen nga skema e përhapjes. Kjo është një pikë.
Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai