
TIRANË- Ish-Presidenti i klubit “Partizani” Paro Laçi ka bërë një deklaratë të fortë këtë të hënë ku ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ka tentuar të vrasë Neritan Cekën dhe ish-Presidentin Rexhep Mejdani.
I ftuar në “Real Story”, ai tha se për këto ka folur dhe Zëri i Amerikës dikur, por sapo të sigurojë provat do të dëshmojë para Prokurorisë së Posaçme. Po ashtu ai hodhi akuza ndaj Berishës dhe për një sërë ngjarjesh të ndodhura në vend vite më parë.
Paro Laçi: Po kush ka dashur ta vrasë Neritan Cekën. Nisu nga Sali Berisha. Po mblodha prova do ta dëshmoj. Po Rexhep Mejdanin kush do donte ta vriste, ka folur Zëri i Amerikës. Si ka mundësi që është marrë makina e Rexhep Mejdanit dhe është futur në Krrabë?. Ka folur Zëriu i Amerikës. Po klubin e Fidel Yllit kush e dogji? Po Koha Jonë? Si bëri Berisha, këto?!
Por lidhur me këto ka reaguar dhe lideroi i opozitës Sali Berisha. I ftuar në “Syri Tv”, Berisha u përgjigj me ironi.
Sali Berisha: (Qesh).Tani, e ka gjet Linda këtë apo ky, mere vesh./Zëri.ai