Politikë

Berisha: Do marr pjesë në seancë, por jo në kundërshtim me Kushtetutën

Sipas tij nëse parlamenti voton për heqjen e imunitetit të tij ai është plotësisht dakort. Por nuk munguan akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme për të cilën tha se ka marrë urdhra politikë nga kryeministri Edi Rama. 

Zeri
Berisha: Do marr pjesë në seancë, por jo në kundërshtim
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i pyetur nëse do marrë pjesë në seancën gjyqësore në GJKKO e ka lënë evazive përgjigjen e tij duke deklaruar se do të marrë pjesë në seancën gjyqësore, por jo në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas tij nëse Kuvendi voton për heqjen e imunitetit të tij, atëherë ai është plotësisht dakort. Por nuk munguan akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme për të cilën tha se ka marrë urdhra politikë nga kryeministri Edi Rama. Deklaratën Berisha e bëri i ftuar në 'Syri Tv". 

Sali BerishaUnë kam deklaruar se mbështes çdo akt të zbatimit të ligjit nga kushdo, por kur them këtë, unë nuk mund të pranoj kurrë shkelmim të Kushtetutës. Sali Berisha në vitin 2012 ka dërguar në Parlament amandamentet kushtetuese për heqjen e çdo lloj kufizimi të veprimit të organeve të drejtësisë përballë deputetit, çdo lloj kufizimi, pra me një fjalë tjetër pse e kam bërë këtë? Sepse kam dashur që në Kushtetutë të jenë të gjithë të barabartë para saj. Unë do shkoj në seancë gjyqësore dhe kudo, por jo në shkelje të Kushtetutës. Po u ndoq procedura çfarë mendon ti se do i kërkoj unë mëshirë mazhorancës së partisë së krimit? Kurrë! Po ata kanë frikë ta mbledhin parlamentin. Ata kanë frikë sepse e dinë që kanë zero fakte, zero argumente dhe nuk duan që unë t’ju bëj gjyqin publikisht. Nëse parlamenti voton për heqjen e imunitetit do ta pranoj pa diskutim. Njeriu që ka dërguar në vitin 2012 ligjin për këtë çështje as nuk më shkon kurrë në mendje ta refuzoj.

Berisha akuzohet nga SPAK për "Korrupsion pasiv" për privatizimin e ish-kompleksit sportiv "Partizani"./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB