Politikë

Vila e sekuestruar në Lalz është e Berishës? PD: Trillim

Përmes një deklarate të zëdhënëses Floriana Garo, bëhet me dije se lideri demokrat nuk disponon asnjë pasuri të paluajtshme në gjirin e Lalzit apo askund tjetër përveç apartamentit të tij në Tiranë!

E.K
Vila e sekuestruar në Lalz është e Berishës? PD: Trillim
Vila

TIRANË- Partia Demokratike ka hedhur poshtë pretendimet se vila e sekuestruar këtë të hënë në Gjirin e Lalzit me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të jetë në pronësi të ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Përmes një deklarate të zëdhënëses Floriana Garo, bëhet me dije se lideri demokrat nuk disponon asnjë pasuri të paluajtshme në gjirin e Lalzit apo askund tjetër përveç apartamentit të tij në Tiranë!

Floriana GaroTop Channel ose sic njihet ndryshe Top Inceneratori për shkak të miliona eurove financime që Zoto dhe Mërtiri i kanë bërë kësaj mediaje dhe pronares së saj, nën diktatin e Ramës dhe mafies së plehrave, disinformon opinionin duke njoftuar sekuestrimin e një vile të ish kryeministrit Berisha në gjirin e Lalzit. Bëjmë me dije se ky është një trillim dhe se z.Berisha nuk disponon asnjë pasuri të paluajtshme në gjirin e Lalzit apo askund tjetër përveç apartamentit të tij në Tiranë! Lajmi përbën një shpifje amorale qëllimi i të cilës është mashtrimi i opinionit publik për llogari të Ramës dhe ortakëve mafiozë të pronares së kësaj mediaje!

Dosja "Partizani' ka çuar në pranga shëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltëzi. Ndërkohë lideri demokrat Sali Berisha është lënë në masën e sigurisë "Detyrim paraqitjeje" nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ky i fundit pritet të paraqitet ditën e nesërme në ambientet e GJKKO-së për tu marrë në pyetje. Nën hetim është vënë dhe biznesmeni Fatmir Bektashi./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB