Politikë

Nesër zhvillohet Konferenca Ndërparlamentare për integrimin e Shqipërisë, i pranishmëm edhe kryeministri Rama

Konferenca pritet të nisë në orën 10:00 dhe do të drejtohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, së bashku me përfaqësues të parlamenteve pjesëmarrëse.

zh.ll
Nesër zhvillohet Konferenca Ndërparlamentare për integrimin e
kuvendi i shqiperise

TIRANË- Të hënën, 28 shtator, Kuvendi organizon Konferencën Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”.

Konferenca pritet të nisë në orën 10:00 dhe do të drejtohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, së bashku me përfaqësues të parlamenteve pjesëmarrëse.

Në aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve të tjera europiane. Në konferencë pritet të marrin pjesë edhe kryeministri Rama, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder. Nga opozita, do të marrin pjesë Jorida Tabaku, Albana Vokshi dhe Agron Gjekmarkaj.

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian dhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit, zgjerimi dhe angazhimi i parlamentit në rrugën e anëtarësimit, pritet të jenë fokusi i diskutimeve në Konferencë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB