Politikë

"Kryefajtori i çdo rasti jam unë!" Rama: Si mund të them s'e dija...që m'i hëngrën dardhat pas shpinës?

Kreu i qeverisë kundërshtoi akuzat, duke theksuar se nuk mund të mbajë ai përgjegjësi për çdo person të lidhur me të, në rast se ky i fundit ka shkelur ligjin. 

zh.ll
"Kryefajtori i çdo rasti jam unë!" Rama: Si mund të
edi rama

TIRANË- "Kryefajtori i çdo rasti jam unë", kështu ironizoi kryeministri Rama pretendimeve dhe akuzave të opozitës pas arrestit të ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni. Kreu i qeverisë kundërshtoi akuzat, duke theksuar se nuk mund të mbajë ai përgjegjësi për çdo person të lidhur me të, në rast se ky i fundit ka shkelur ligjin. 

“Po si mund të mos e dija; po si mundet që të mos jem i përzier unë vetë; po si mund të them prapë se m’i hëngrën dardhat pas shpinës; po si si si...” Sepse sipas atij avazi, kryefajtori i çdo rasti jam pikërisht unë, që e desha kur askush nuk e besonte si të mundshme, e udhëhoqa kur shumëkush e donte të vdekur dhe e mbroj si askush tjetër Reformën në Drejtësi. Por ja që një kryeministër nuk gjykohet dot me pretendimin absurd, që asnjë njeri i lidhur me të nuk do ta shkelë kurrë ligjin, sepse përndryshe shkelësi është ai vetë.", tha Rama. /ZËRI

Poll

MOS HUMB