Politikë

Rama kundërshtarëve: Hidheni bombën dhe le të shpërthejë një orë e para

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se gjatë qeverisjes së tij nuk ka prekur paratë dhe pronat e shqiptarëve.

zh.ll
Rama kundërshtarëve: Hidheni bombën dhe le të
edi rama

TIRANË Kryeministri Edi Rama, në një reagim të gjatë për zhvillimet pas masës ndaj ish-drejtueses së SHISH, u ndal edhe te akuzat e vazhdueshme të opozitës ndaj tij për korrupsion.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se gjatë qeverisjes së tij nuk ka prekur paratë dhe pronat e shqiptarëve. Duke iu referuar akuzave të opozitës për korrupsion, kryeministri tha se kundërshtarët e tij po përpiqen ta përdorin këtë çështje si një “bombë” politike, për të cilën besojnë se mund ta rrëzojnë nga pushteti.

"Kundërshtarët e mi, që nga të përdalët e rrugëve opozitare dhe deri te dashtakzemërakët e ish-rrugëve qeveritare kujtojnë se kanë shpikur bombën çudibërëse që do hedhë përtokë Ramën, korrupsion, korrupsion, na mbyti korrupsioni...Dua të jem shumë i qartë me ju të gjithë, le ta hedhin atë bombë, mëngjes, drekë, darkë. Në ekranet televizive dhe la ta shpërthejnë orë e çast", u shpreh Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB