Politikë

"Mora orë super të shtrenjtë nga krimi"? Rama: Pisanjosët me kostum parlamentar...Dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Madje, kryeministri shtoi se sot në Kryeministri ka një muze të dhuratave.

zh.ll
"Mora orë super të shtrenjtë nga krimi"?
edi rama

TIRANË- “Pisanjosë me kostum parlamentar”, i quajti kryeministri Rama opozitarët që e kanë akuzuar atë se ka marrë një orë të shtrenjtë dhuratë nga krimi i organizuar.

Kreu i qeverisë sqaroi se të gjitha dhuratat që ka marrë si kryeministër janë regjistruar si pronë e shtetit shqiptar. Madje, kryeministri shtoi se sot në Kryeministri ka një muze të dhuratave.

“Kush ka përfituar të drejta kushtetuese të zhvillimit të pronës apo mundësi të ligjshme investimi, e di shumë mirë çfarë flas, e di shumë mirë çfarë them kur them se pushteti im nuk është përdorur për të dhënë favore të errëta. Sot në Kryeministri ka një muze të dhuratave. Atyre pisanjosëve me kostum parlamentar, të cilët kanë nxjerrë edhe një orë super të shtrenjtë që paskam marrë dhuratë nga krimi i organizuar, u them se në atë muze ka një duzinë orësh të shtrenjta dhe super të shtrenjta, të cilat më janë dhuruar mua nga miq të fuqishëm apo vizitorë të huaj. Ndryshe nga paraardhësi im, që i ka përlarë të tëra bashkë, unë i kam regjistruar të gjitha dhuratat për Kryeministrin si prona të shtetit shqiptar. Sepse çfarë vjen për mua si Kryeministër dhe çfarë më takon ta kem si Kryeministër, nuk vjen për ta çuar në shtëpinë time.”, u shpreh Rama.

Poll

MOS HUMB